• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është e padobishme t’i mashtrosh tifozët”/ Milani në unison, rinovimi me Ibrahimovic vetëm një hap larg

by Java News
26/08/2020 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qartësia para së gjithash. Milani prezantoi dje sezonin e ri me fjalët e menaxhmentit të lartë, i pranishëm në “Milanello”. Ky ishte një akt realizmi i pastër, i rrëfyer nga Paolo Maldini, Frederic Massara dhe Ivan Gazidis. Milani nuk do të bëjë shumë goditje në këtë merkato, por do të punojë për të gjetur elementë të saktë dhe përmirësuar skuadrën në mënyrë të barabartë: “Është e padobishme t’i mashtrosh tifozët, – tha qartësisht Maldini.

– Ndoshta nuk do të jemi në gjendje të bëjmë “hite” të mëdha, siç ndodhi në të kaluarën, por jemi gjithmonë aktivë, të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi të tregut. Sa përforcime i duhen Milanit? Mund të ketë disa ndryshime, por gjithçka do të bëhet për të përmirësuar skuadrën. Një vit më parë hodhëm themelet e Milanit të së ardhmes. Këtë vit do të bëjmë blerje të mirëstudiuara”.

Vëmendja kryesore e klubit është përqendruar në rinovimin e lojtaritkryesor, Zlatan Ibrahimoviç. Kuqezinjtë mbrëmë u ritakuan me përfaqësuesin e suedezit, duke rritur ofertën ekonomike. Tashmë, klubi iu është afruar kërkesave të suedezit, duke ngritur pjesën fikse të pagës dhe duke zvogëluar atë të bonuseve. Pas përparimit të bërë, ka optimizëm të madh se Ibrahimovic do të nënshkruajë rinovimin e kontratës në orët e ardhshme, nëse jo sot. Nga ana tjetër, të gjithë drejtuesit kuqezinj folën me tone më shumë se të sigurta në konferencën e djeshme.

“Ne po punojmë së bashku me përfaqësuesit e Zlatan për të gjetur një marrëveshje. E dime se përgatitjet për sezonin e ri do të jenë anormale, të shkurtëra, kështu që ideja jonë është ta mbyllim në një kornizë kohore të ngushtë rinovimin e Ibrës. Prioriteti ynë është ai”, – shpjegoi Paolo Maldini.

Të njëjtin mendim ka edhe Ivan Gazids, i cili është i sigurt për kthimin e sulmuesit suedez në Milano: “Po bëjmë gjithçka që është e mundur, në mënyrë që negociatat të jenë të suksesshme. Unë jam optimist. Zlatan luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e kaluar, pasi u bashkua me ne. Shpresojmë që marrëdhëniet tona të mund të vazhdojnë. Zlatan ka një rol kryesor në ekip, gjithashtu për rritjen e lojtarëve të rinj”.

g.kosovari

Next Post
Nuk u luajt kënga e krushqve, plas sherri në dasmë (VIDEO)

Nuk u luajt kënga e krushqve, plas sherri në dasmë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In