• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eshtë dhe publike”/ Rama: Kush lë tokën djerrë, do ketë sanksione. Po diskutojmë mbi formën!

by Java News
22/10/2022 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një masë ligjore do të merret për të gjithë ata që nuk e punojnë tokën. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët këtë të shtunë. Në fjalën e tij, Rama tha se janë angazhuar deputetët dhe Ministria e Financave që të ndërmarrin një normë ligjore për këdo që vendos ta lërë tokën djerrë.

Me arsyetimin se toka sa i përket pronarit, aq është edhe pasuri publike, Rama u shpreh se nuk mund të pranojnë që të mbetet e pa punuar.
“Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta cuar në 1 miliard brenda kësaj decade eksportin bujqësor. Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Nuk ndodh që farën ta hedhësh, të kthehesh dhe të vjelësh produktin.Ne kemi hedhur një farë të re mbi atë llum kanalesh të bllokuara e fermerësh të lënë sin ë mesjetë, por ama në këmbë falë punës së tyre. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore. Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thojë s’ta jap me qera, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend se toka aq sa është e jotja private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë.  Kemi nevojë edhe për sistem të ri tregjesh”, tha Rama.

Sa i përket kritikës së vazhdueshme ndaj kryebashkiakëve, Rama thotë se më në fund e kanë kuptuar që nuk kanë nevojë për sipërmarrës që të ndërtojnë pika grumbullimi. Ndërsa për rrugët që janë ende në pritje për tu rregulluar, Rama premtoi se do t’i bëjnë të gjitha në mënyrë që t’i vihet në funksion prodhimit e turizmit.

“Pasi më ka vajtur goja mbrapa, kryebashkiakët kanë kuptuar bashkimet për të krijuar pika grumbullimi, agro përpunimi, aty ku ka ende nevojë pa pritur që të vijë një sipërmarrës që ta ndërtojë. Qeveria nuk ndërton dot pika grumbullimi. Keni nevojë për pikë grumbullimi? Duhet të mblidheni me kryetarin e bashkisë, të vini një lekë, kryetari 3 lekë dhe pastaj bëni aplikim të përbashkët për të marrë fondde europiane përmes AZHBR apo kredi me garanci sovrane të qeverisë dhe është e juaja dhe i shihni hajrin punës tuaj.

Kemi ende segmente rrugësh në funksion të bujqësisë? Edhe ato do t’i bëjmë por kur më thonë disa që se kanë idenë se s’ka rrugë në fshat, natyrisht që ka rrugë të pa bëra por e kemi ndryshuar qasjen. Të gjitha ndërhyrjet i kemi bërë në funksion të prodhimit e turizmit. Aty ku janë tokat edhe është puna e mund të krijohet punë më shumë”, tha Rama./m.j

Next Post
Deputeti i PDK takon Lulzim Bashën në Prishtinë: Një nip Kosove, me…!

Deputeti i PDK takon Lulzim Bashën në Prishtinë: Një nip Kosove, me...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In