• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eshtë bërë përparim në…”/ KE: Janë përmbushur kushtet për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë

by Java News
04/02/2021 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian dëshiron qartësisht  të realizojë sa më shpejt hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo faktohet me qëndrimin më të fundit të ekzekutivit europian. Për Komisionin Europian, kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, janë përmbushur. Komisioni konsideron, se Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj në dhjetor.

Ky ishte kushti kryesor për ekzekutivit europian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndryshe nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian, që vlerësojnë, se shumica e kushteve mbeteshin te paplotësuara.

Për Komisionin, reforma zgjedhore është tani një çështje zbatimi, pasi Komisioni i Venecias publikoi opinion e tij dhe ndryshimet teknike  për ligje të ndryshme u miratuan nga parlamenti në dhjetor. Lidhur me kushtet e tjera për sundimin e ligjit, Komisioni Europian konsideron, se zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar. Kjo ka të bëjë veçanërisht me procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas Komisionit Europian po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme. Për gjykatën e Lartë, Komisioni Europian vlerëson, se kjo gjykatë rifitoi funksionalitetin në mars të 2020 dhe se krijimi i strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u finalizua.

“Eshtë bërë përparim i mirë në zbatimin e ligjit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu dhe në adresimin e rekomandimeve të task forcës për veprimit financiar (FATF) mbi pastrimin e parave” konsideron ekzekutivi europian.

Komisioni Europian vlerëson këtë radhë, se drafti për ndryshimet lidhur me ligjin për mediat nuk ishin midis listës së kushteve të vendosura nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian në mars 2020. “Siç tregohet nga Komisioni i Venecias, miratimi i ndryshimeve në ligjin e medias nuk është i nevojshëm; por nëse ndonjë ndryshim do të miratohej, ato duhet të ishin në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias” vlerëson Komisioni Europian.

Por shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian nuk konsiderojnë ende që kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë janë përmbushur.

Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare dërgojnë një sinjal të qartë politik, se nuk bëhet fjalë thjesht për çështje të zbatimit të reformës zgjedhore, por zgjedhjet e përgjithshme të prillit janë testi i parë në listën e kushtëzimit për Shqipërinë lidhur me pjekurinë e demokracisë në Shqipëri. Ato vlerësojnë gjithashtu se disa nga kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk janë plotësuar ende./ Erisa Zyka/ abcnews

g.kosovari

Next Post
Vendimi i Kushtetueses: Vitore Tusha në krye të Gjykatës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e dytë/ Padia për pronat në fokusin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In