• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Është anti-amerikan”/ Arifi: Kurti po përçan shqiptarët, kërkon të përdorë Luginën e Preshevës si kartë për veriun e Kosovës

by Java News
29/08/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka qenë i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” në ABC News.

Ai tha se prej dy vitesh në Luginën e Preshevës, Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare atje.

Arifi shtoi se Kurti kërkon ta përdorë Luginën e Preshevës si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.

“Në Luginë të Preshevës e kemi ketë proces dy vite tanimë, që Kurti jo vetëm që përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe dëmton shumë politikën shqiptaren në Luginë.

Ne e kemi kaluar para pushimeve një fazë kur Kurti është munduar që këtë pushtet lokal ta dërgojë edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme, që ta barazojë  me veriun e Kosovës që ta përdorë si kartë në Bruksel.

Këtë e bën sepse mendoj që Kurti ka afate të qarta nga ndërkombëtaret për draftin dhe implementimin e asociacionin, unë nuk mendoj se Kurti do të bëjë një gjë të tillë. Kjo do të çojë deri në suspendimin për liberalizimin e vizave, që është një dëm i madh për qytetarët e Kosovës.

Në këtë kontekst Kurti ka dashur që edhe në Luginë  të ndërtojë një akt të ndërhyrjes flagrance në proceset demokratike në vendin tonë, që të çojë vendin e Luginës në zgjedhje dhe të ngrejë paralele me zgjedhjet në veri të Kosovës” tha ai.

Sipas  tij kjo gjë e dëmton shumë Luginën e Preshevës, pasi e bën të bezdisshme në sytë e ndërkombëtarëve.

Ai po ashtu shtoi se me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve atje.

“Kjo nuk e ndihmon Luginën, por e dëmton më shumë pasi e bezdis Luginën e Preshevës në sytë e ndërkombëtarëve në vazhdimësi.

Me marrëveshje e Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kuti siç po duket, është duke ditur se Lugina  e Preshevës është e humbur dhe thjesht ta përdorë tanimë. Kjo është një fatkeqësi që po na ndodh në udhëheqjen e këtij personi” u shpreh Arifi.

Në fund ai tha se Kurti nuk është i interesuar për problemet e shqiptarëve kudo ndodhen, por është i interesuar për agjendën e tij personale.

Sipas nëse do të ishte ndryshe, Kurti do të kishte një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe jo të prishte marrëdhëniet, duke shtuar se ai është një anti-amerikan, që besoj se shqiptarët po ia besojnë gënjështrat

“Unë nuk besoj që Kurti po interesohet nëse e njeh terrenin mirë apo problematikat e saja në Luginë, Maqedoni apo edhe Shqipëri. Kurti nuk do të mbetet si një person që ka shkaktuar probleme, por si një populist i fuqishëm dhe patriot në thonjëza.

Populisti nuk është i interesuar të zgjidhë problem, por aty ku nuk zgjidhen problemet ky të afrohet si e vetmja zgjidhje.

Unë besoj që ka mjaftueshëm kudo në botë shqiptarë që besojnë se Kurti ka një agjendë personale ideologjike dhe nuk i intereson fare situata e shqiptarëve.

Po të kishte qenë ndryshe, Kurti do të kishte shumë interes që të bashkëpunonte me Shqipërinë dhe jo duke i prishur marrëdhëniet mes tyre.

Kurti është një anti-amerikan dhe është një person që nuk është në interes të popullit shqiptar, por është duke menduar se ne po ia besojmë rrenat” përfundoi Arifi./m.j

Next Post
“Takim Berisha-Basha, jo Paloka-Bardhi për…”/ Murrizi: PD do shkojë e përçarë në zgjedhjet e 2025

"Takim Berisha-Basha, jo Paloka-Bardhi për..."/ Murrizi: PD do shkojë e përçarë në zgjedhjet e 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In