• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është 500 mijë dollarëshi i Bashës për shërbimet e “Cambridge Analytica”?

by Mero Baze
21/03/2018 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Një hetim I nisur nga shtypi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe ndaj kompanisë “Cambridge Analytica”, porovon se kompania në fjalë një nënkontraktim I kompanisë së madhe angleze SCL, ka blerë të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve të facebookut dhe ka ndikuar në zgjedhje, duke përdorur këto të dhëna për të ndryshuar mendimin e tyre.

Facebook ka pranuar përgjegjësinë dhe ka mbyllur profilin e kompanisë, ndërkohë që hetimet po shkojnë pak më lart, tek gjithë fushatat zgjedhore që ka ndikuar kjo kompani mes të cilave dhe BREXIT. Ish punonjësi Christopher Ëyle, i tregoi ‘The Guardian’ se si  gjatë kohës kur punonte aty,  krijoi në mënyrë të paqëllimtë  këtë ‘mjet të shpëlarjes së trurit’ për Steve Bannon.

Sipas të dhënave në ëebsite, SCL ka ndikuar në zgjedhjet në Itali, Letoni, Ukrainë, Shqipëri, Rumani, Afrikë e jugut Nigeri Kenia Mauritius India Indonezi Tajlandë Tajvan Kolumbi etj.

Ky është dhe lajmi I ri drejt të cilit duhen orientuar hetimet për pagesën misterioze të Luzlim Bashës në emër të kompnisë nga Edinburgu.

Ndërhyrja e kësaj kompanie në zgjedhjet në Shqipëri, që po citohet gjerësishtë nga media ndërkombëtare, na shtyn të hetojmë më tej mbi historinë e pagesave të Lulzim Bashës tek kompania “Biniatta Trade LP” në Edinburg, e cila është filial I një ofshori të rregjistruar në ishujtë Belizë, pronë e dy biznesmenëve rus.

Shuma prej 670 mijë dollarësh që Lulzim Basha rezulton të ketë paguar në SHBA, është tepër e lart për një fotografi me presidentin Trump. Në kontratën paraprake me lobistin e tij, Basha kishte planifikuar takime me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart Neës”.

Nga e gjithë kjo axhendë Bash aka realizuar vetëm fotografin me Presidentin Trump dhe një intervistë me Stive Bannon.

Për një fotografi me Presidentin Trump në nëj darkë bamirësie çmimet shkojnë deri në 25 mij euro,. Po kaq apo më pak mund të kushtoj dhe intervista tek portal I njohur konservator I Bannon, “Breitbart Neës”.

Shuma prej 500 mijë dollarësh që është faturuar për lobistin amerikan nga “Biniatta Trade LP” në Edinburg, e cila është filial I një ofshori të rregjistruar në ishujtë Belizë, pronë e dy biznesmenëve rus, tipikisht mund të jetë pagesa që Lulzim Basha ka bërë për të blerë asistencën e “Cambridge Analytica”, në zgjedhjet në Shqipëri.

Kjo mund të shpjegoj dhe konfuzionin që Basha ka në pagesa, faktin që ai mban lidhjet me kompaninë në Skoci, shërbimin e së cilës mund ta ketë marrë përsipër si nënkontraktor lobisti amerikan.

Fakti që kompania pranon zyrtarisht se ka punuar për të ndikuar në zgjedhjet në Shqipëri, dhe duke qenë një kompani e djathtë konservatore, e lidhur me lobistët   e stafit të Presidentit Trumpit, gjurmët të çojnë tek selia e PD dhe Lulzim Basha.

Natyrisht nuk është se kompania e ka shpëtuar Lulzim Bashën nga humbja, bile këtë mund ta ketë rekordin më negativë të saj, por mund t’ia lehtësoj punën tani Lulzim Bashës, pasi mund ta ketë më lehtë të shpjegoj arsyet përse ai ka përdorur një offshorë rus për të bërë pagesë pranë një njeriu të Trumpit.

Aq shumë lek vetëm për një foto dhe një intervistë tek një gazetar esktremist është tepër. I vetmi shpjegim është që 500 mijë dollarët janë paguar për shërbime të nënkontraktuara për “Cambridge Analytica”, të cilat janë bërë me mbulesë të lobistit në SHBA. Kjo do ta qartësonte më mirë konfuzionin e pagesave të Lulzim Bashës dhe po ashtu përfshirjen e  tij në historinë e ndikimit në zgjedhje përmes një rrjeti që përdori integjencën artificiale për të thyer votuesit dhe për ti orientuar vendimin e tyre. E vetmja vlerë për Bashën këtu është se mund të provojë, se  atë nuk e kanë paguar rusët për zgjedhjet, por ai ka përdorur rusët për të bërë pagesën për blerjen e zgjedhjeve. Nga Hollanda në Skoci lekët shkojnë me lehtë se nga Tirana në SHBA.

Next Post
Mark Zuckerberg së shpejti President i SHBA-ve?

Skandali i Facebook në zgjedhjen e Trump, Zuckerberg e pranon: Jam përgjegjës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In