• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Escobar, thirrje SPAK të hetojë Berishën ‘Non Grata’/ Kuçana: Po i bën presion drejtësisë! Ish ministrja e PD: SHBA-të kanë prova

by Java News
26/10/2022 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin ‘Studio Live’ ka pasur debat mes dy anëtarëve të Partisë Demokratike, por që tani më janë kundërshtare me njëra tjetrën, e që nuk ndajnë asnjë mendim të përbashkët në asnjë. Çështja ‘Non Grata’ është ajo që i ndan më së shumti.

Në Report Tv, me gazetarin Arber Hitaj, Ilirjana Kuçana nga ‘Rithemelimi’ ka hedhur akuza në drejtim të Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar. Thirrjen e tij që autoritetet shqiptare të hetojnë ‘Non Gratën’ e Sali Berishës, Kuçana e ka cilësuar si ndërhyrje në drejtësinë shqiptare.

“Po ndërhyn në politikat e brendshme të një shtetit, duke i bërë presion institucioneve shqiptare. Sistemi gjyqësor është i pavarur, nëse Escobar ka qoftë se një fakt le ta bëj publik dhe ne do distancohemi, nuk i besojmë përralla të tilla”, tha Kuçana.

Nuk ka qenë e këtij mendimi Mirela Karabina, mbështetëse e grupit të Alibeajt.

“Që të jesh e besueshme duhet të mbash një qëndrim, të del sekretari i shtetit më të fuqishëm të botës që thotë kemi fakte, ato nuk të ndërhyjnë”, tha ajo, teksa ka shprehur rezerva për qëndrimet që ka mbajtur deri më tani, PD-ja e Berishës.

Ajo është e mendimit, që me protestat e fuqishme që ‘Rithemelimi’ ka trumbetuar me të madhe, duhet ta kishin rrëzuar qeverinë Rama, por kjo nuk ka ndodhur. Arsyen pse Rama është ende në pushtet, Karabina e gjen te PD-ja, duke argumentuar se demokratët nuk janë ende gati për të marrë drejtimin e  vendit, pasi kanë prej më shumë se një viti që merren me hallet e tyre, sesa të qytetarëve.

“Jeni ende grup i ‘Rithemelimit’. Nuk e keni shumicën, PD është aty ku është Alibeaj. Demokratët duhet të zgjedhin. Nuk besoj te primaret se shikoj veprimet që ka bërë Foltorja, nuk mundet që në këtë gjendje të bëjmë primaret kur s’kemi besueshmëri te njëri tjetri, opozita merret me ndarjen e njerëzve të saj. (…)Problemi kryesor është te ndarja, ka një ‘Non Grata’ që e ka  bërë të qartë që nuk pranojmë njerëz që nuk bashkëpunojmë, dhe e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Unë Ramën e kam kundërshtar.

Opozita ka një vit që merret me hallet e saj, jo të njerëzve. I ka borxh shqiptarëve se nuk e ka kryer misionin e saj, ka qenë në pushtet disa herë dhe në kaq vite ne jemi sot në një situatë që nuk jemi një parti anti-komuniste, që jemi shkëputur nga komunizmit. Vendim politik dhe patriotik, se PD i ka borxh familjeve shqiptare që kanë vuajtur në atë regjim”, tha Karabina.

E në një kohë kur palët janë ulur në diskutime, Kuçana flet për përçarje edhe në grupin e Alibeajt.

“Edhe mes grupit të Alibeaj kanë përplasje mos mendoni se janë të gjithë në të njëjtin mendim”, tha Kuçana.

Debate pati edhe për primaret.

Kuçana: Është e hapur për cilin do që të hap në garë, nuk është më në dorë të kryetarit, po të elektoratit. (…) Le të vijë të krijojë një fraksion

Karabina: Në realitet nuk është kështu, kështu flitet në studio

Kuçana: Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka pasur një debat

Karabina: Folën për një kandidat për Tiranën, kush e vendosi këtë

Kuçana: Kandidati që do dalë në primare

Karabina: Po sikur jemi në bisedime

Kuçana: Kemi nevojë që ndoshta duhet të dalim përtej PD./m.j

Next Post
Universiteti i Mjekësisë rrit me 8% pagat e pedagogëve nga të ardhurat e veta

Universiteti i Mjekësisë rrit me 8% pagat e pedagogëve nga të ardhurat e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In