• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Escobar: Rusisë t’i pamundësohet shfrytëzimi i luftës për të penguar përparimin në Ballkanin Perëndimor

by Java News
08/03/2022 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve. Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë. Partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorët janë në Bashkimin Evropian. E ardhmja juaj është në Evropë, si vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar sipas një deklarate të publikuar nga Ambasada amerikane në Beograd.

“Ka ende shumë punë për të bërë në Ballkanin Perëndimor. Punë për të integruar rajonin në aspektin ekonomik. Punë për të gjetur kompromise dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura kufitare. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar gjeneratat e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor që të jetojnë në shtetet e integruara plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në një Evropë të lirë dhe në paqe”.

Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të jenë partnere të këtij rajoni në këto përpjekje.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalim veprime që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”.

Zyrtari amerikan ka thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse dhe se Perëndimi duhet t’i ndihmojë Ukrainës që të luftojë pushtimin rus para se të rriten mizoritë dhe që Evropa të destabilizohet edhe më shumë.

“Veprimet e koordinuara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Forcat e Ukrainës janë duke ngadalësuar pushtimin dhe duke shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse. Sanksionet tona kanë shkëputur Rusinë nga sistemi financiar global dhe ekonomia ruse do të nisë të shkatërrohet”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 Shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

g.kosovari

Next Post
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Rama: Ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë

"Komitet për pasojat e luftës", Rama: Skenari më i keq, shkurtime dramatike të naftës dhe energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com