• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Escobar përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi: Mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku

by Java News
15/10/2021 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është që të vazhdojë të mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një mënyrë për të gjetur zgjidhje.

“Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive (Kosovës dhe Serbisë v.j) dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku”, ka thënë Escobar. Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi përmes videos në forumin 2BS (To be Secure) i zhvilluar të premtën (15 tetor) në Budvë të Malit të Zi.

Duke folur për Malin e Zi, diplomati lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse.

“Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vjetët e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, tha Escobar.

Një nga pyetjet për zyrtarin amerikan ishte në lidhje me akuzat gjatë samitit të NATO -s në muajin qershor në Bruksel, kur jozyrtarisht u tha se Aleanca nuk duhet të ndajë të gjitha të dhënat me Qeverinë e re të Malit të Zi, për shkak të ndikimit që kanë Serbia dhe Rusia në të.

“Ekzistojnë frika të tilla dhe populli i Malit të Zi duhet t’i marrë seriozisht”, tha Escobar.

Në pyetjen nëse për Ballkanin Perëndimor është është një mesazh i keq që në samitin e fundit të Bashkimit Evropian nuk iu dha drita e gjelbër një afati për anëtarësim të këtyre vendeve, Escobar nuk u përgjigj në mënyrë specifike.

Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë shumë larg dhe kohë e gjatë pritjeje, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara në bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe po e thotë se Evropa duhet të shpejtojë procesin e integerimit të këtyre vendeve.

Megjithëse ai beson se tensionet aktuale etnike në rajon kanë ngjashmëri me vitet 1990, Escobar pret që ato të tejkalohen përmes përpjekjeve të rinovuara të BE-së dhe SHBA për të ndihmuar rajonin./REL

g.kosovari

Next Post
Flamuri britanik ulet në gjysmë shtizë/ Johnson reagon për vrasjen e deputetit: Humbën një shërbëtor të mirë publik

Flamuri britanik ulet në gjysmë shtizë/ Johnson reagon për vrasjen e deputetit: Humbën një shërbëtor të mirë publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In