Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar ka përfunduar takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët i takoi veç bashkë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.
Escobar, në një prononcim për mediat ka thënë se liderët kosovarë e kanë siguruar që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditë kjo kur fillon implementimi i masës së reciprocitetit për targa dhe dokumente të hyrje-daljeve.
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, ka deklaruar Escobar.
Escobar në këto takime ishte i shoqëruar edhe nga emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Të dy tashmë po i takojnë liderët e partive opozitare në zyrën e BE-së në Prishtinë
/e.d