• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ervin Salianji bën të fortin: Në PD do rikthehen, vetëm ata që s’na kanë dëmtuar rëndë

by Java News
30/09/2019 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e një dite më parë të ish-grupit parlamentar të PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji, ka mbështetur idenë e hapjes se partisë,  por ka kërkuar që paralelisht me këtë të vlerësohen figurat që sipas tij kanë kontribuar dhe kanë bërë betejë kundër qeverisë në këto 6 vite.

I ftuar në RTV Ora, Salianji në këtë kërkesë të tij nuk nënkupton ish -zyrtarët e PD-së që janë përdorur nga Rama sipas tij.

I pyetur nëse në këtë listë zë vend edhe emri i Jozefina Topallit, Salianji thotë se ajo vazhdon të jetë anëtarë e Këshillit Kombëtar të PD-së, porse nuk e ka parë të japë kontribut në asnjë mbledhje.

Beti Njuma: Ju dje keni folur në mbledhje edhe për mendimin kritik, duke thënë që PD ka nevojë për mendim ndryshe, mendim alternativ, hapjen e saj me njerëzit që kanë kontribuuar edhe gjatë viteve të opozitës. Kur flisni për këtë keni parasysh edhe shumë emra të larguar gjatë këtyre viteve që PD-në e drejton Basha?

Ervin Salianji: PD është në një proces hapje, apo në një proces thirrje për të bashkuar në PD të gjithë elementët nëpër zona, që mund të kenë qenë ish funksionarë të PD që duan të bashkohen, por pa diskutim që është akoma më e rëndësishme hapja e PD-së drejt ekspertëve të rinj, njerzëve që e shohin politikën për fat të keq si gogol për shkak të keqqeverisjes apo dramave që ka shkaktuar përgjatë këtyre viteve politika.

Duhet hapur drejt fytyrave, emrave, eksperiencave, njerëzve me ekspertizë të plotë të së pari dhe pa diskutim nëse do duan të vijnë personat që janë larguar vetë nga PD për shkak të qëndrimeve të tyre duhet të vijnë. Në rast se disa të tjerë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë për shkak të interesave thellësisht personale dhe jo të demokratëve e qytetarëve shqiptarë nuk besoj se është pengesë PD.

Beti Njuma: Kur flisni për rikthim të ish-funksionarëve, a ka vend në PD për zonjën Jozefina Topalli, e cila gjatë javës së kaluar ka qenë tejet kritike me kreun aktual.

Ervin Salianji:  Kjo nuk është çështje emrash. Emri konkret nuk është i larguar nga PD për shkak të statutit, është anëtare e këshillit kombëtar dhe nuk e kam parë në asnjë mbledhje të japë kontribut. Sa kam parë unë në këto 6 vite të PD-së nëse njerëz që për shkak të angazhimit ose për shkak të përbaltjes, apo për shkak se mund të vendoset pas aksioneve duke tentuar që ti baltosë mund të promovohet dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh, qoftë ky edhe personi në fjalë. Unë them që nëse do duan nuk i ka penguar njeri.

Unë shoh një qëndrim të opozitës për t’u afruar drejt figurave apo drejtë personaliteteve  qofshin këta edhe njerëz që mund të mos kenë pasur qëndrime, apo që mund të kenë dëmtuar rëndshëm PD-në. Siç ka qenë qëndrimi i personave që kanë dalë kundër në fushatën e 2017 dhe sot ndodhen në kryesi dhe ne forume të larta, që dhe persona që kanë kontribuuar nuk i kanë atë fat. Kështu që kjo çështja e trajtimit me përkëdheli sikur disa janë të nënës dhe disa të njerkës, disa që njohin pushtetin dhe disa që njohin opozitën, besoj se u është bërë bajat shumë njerëzve

Next Post
Baton Haxhiu: Meta ka më shumë foto me qen e mace sesa zyrtarë; Andi Bushati: Meta, kukull e regjimit

Baton Haxhiu: Meta ka më shumë foto me qen e mace sesa zyrtarë; Andi Bushati: Meta, kukull e regjimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In