• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ervin Demo merr zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë Berat dhe bën betimin

by A M
16/06/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar mesditën e sotme mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Berat,i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit. Nga kjo mbledhje u bë kostituimi i Këshillit si dhe mandatimi i Ervin Demos në krye të Bashkisë së Beratit. Mbledhja nisi me zgjedhjen e komisionit të mandateve, komisioni lexoi edhe përbërjen e Këshillit Bashkiak në këtë mandat 4-vjeçar si dhe më pas të gjithë këshilltarët u betuan. Këshilli vijoi me procedurën e zgjedhjes së drejtuesit të tij, ku me unanimitet të 31 votave të këshilltarëve u rizgjodh për të dytën herë radhazi në drejtim të Këshillit Bashkiak Ervin Ceca.

Kryetari i  sapo zgjedhur i Këshillit Bashkiak, Ervin Ceca kaloi më pas procedurën e marrjes së detyrës si kryebashkiak Ervin Demos,ku fillimisht u lexua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut Demo si dhe u lexua teksti i betimit. Pas betimit të Kryetarit të Bashkisë Berat Ervin Demo për mandatin qeverisës 2023–2027,Këshilli Bashkiak Berat vijoi me procedurën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak, post tē cilin e fitoi Endrina Tangu, e Partisë Socialiste, e cila fitoi me shumicë votash mes 2 kandidatëve të propozuar. Në ndjekje të procesit të kostituimit të Këshillit Bashkiak Berat, ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi dhe deputetë të Qarkut Berat.

Gjatë betimit të tij, kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo, pasi ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë për një tjetër drejtim 4-vjeçar në krye të bashkisë Berat, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha forcave politike për të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

 

Next Post
Amerika denoncon retorikën bërthamore të Rusisë/ Blinken: S’ka shenja se Putin do të përdorë armë

Amerika denoncon retorikën bërthamore të Rusisë/ Blinken: S’ka shenja se Putin do të përdorë armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In