• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ersidin dhe gjyshen i kanë vrarë”. Dëshmia tronditëse për ngjarjen në Durrës

by A R
04/04/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ersid Curri, i riu që ditën e sotme vrau gjyshen dhe më pas veten në shtëpinë e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë e qytetit të Durrësit.

Një qytetar nga Durrësi, i cili banon shumë pranë me shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë ditën e sotme, shprehet për JOQ.al se kur ishte vetëm 14-vjeç Ersidi qëlloi me armë dhe la të vrarë një bashkëmoshatar, ndërsa të dy ishin në diskotekë. Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive banale. Për këtë vepër penale Ersidi u dënua me 10 vite burg, edhe pse ishte në moshë të mitur.

Unë që po ju shkruaj jetoj 50 metra nga vendi i ngjarjes dhe e njoh mirë personin në fjalë. Ai para 10 vitesh është akuzuar se ka vrarë një person në një nga pab-et e qytetit”, – tregon djali që jeton pranë me shtëpinë e Ersidit.

Me sa duket, tragjedia në familjen e tyre nuk ka ndaluar me kaq, pasi disa vite pas kësaj ngjarjeje Ersidit i vrasin babanë dhe vëllanë në qendër të qytetit.

Më pas këtij i kanë vrarë vëllanë në qendër të Durrësit para disa vitesh”, – tregon raportuesi për JOQ.al.

Para 7 vitesh Ersidit i kanë vrarë vëllanë në mes të  qytetit me plumb në kokë ndërsa 6 muaj pas këtij ekzekutimi në 27 janar të vitit 2010, mbetën të vrarë tre persona në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re në Durrës. Në këtë vrasje të trefishtë ngelën të vrarë babai i Ersidit, Luan Curri, kushëriri i tij, Ani Curri dhe Edmond Shemsi, biznesmen.

Kjo nuk është vrasje/vetëvrasje, por një ekzekutim i mirfilltë! Mos i besoni policisë”, – shkruan raportuesi, teksa hedh dyshime të forta për një ekzekutim t ëmundshëm.

Policia tha zyrtarisht se në gjendje të rënduar psikologjike i riu kishte qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të gjyshes, Hyrme Curri, më të cilën jetonte prej një viti pasi kishte dalë nga burgu. Kjo pasi pas vdekjes së babait dhe faktit që ai ishte në burg, nëna bashkë me dy vëllezërit ishin larguar drejt Italisë. /b.d

Next Post
Bushati me homologun italian: Vettingu, kyç për negociatat dhe ringritjen e besimit

Bushati: Në rajon ka vende që njërin sy e kanë nga SHBA-BE e njërin nga Rusia e Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In