Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, është arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë. Ai akuzohet për kanosje dhe armëmbajtjes pa leje.
Malushi u akuzua nga militanti i PDsë, Zylyftar Byreku, 52 vjeç, i cili deklaroi se zyrtari e kishte kërcënuar me armë militant i Partisë Demokratike.
Sipas Prokurorisë, ai nuk mund të hetohej i lirë dhe duhej ndaluar. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.