• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Erozioni po ‘gëlltit’ bregdetin shqiptar, 1/3 e plazheve po humbasin pyje dhe tokë

by A R
26/12/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash në Shqipëri po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregulluar urban…

Në Shqipëri, erozioni bregdetar nga Deti Adriatik po gëlltit plazhe, pyje dhe tokë. Dhe ky erozion jo vetëm që kërcënon kafshë të egra, por është gjithashtu me pasoja për biznesin, shkruan TRT World, një kanal turk që transmeton 24 orë në gjuhën angleze. Kanali ka realizuar një reportazh në bregdetin shqiptar, ku ka intervistuar banorë dhe ekspertë.

Ambientalistët thonë se shkak për këtë është një kombinim i rrezikshëm i ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban të parregulluar.

Fshatarët në zonë po përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurtë.
Vija bregdetare e Shqipërisë është 427 kilometra (265 milje) e gjatë. Qeveria thotë se rreth një e treta e saj po erodon.

Gazetari është në plazhin e Qerretit, ku thotë se një bar në plazh është bosh sepse tani është dimër, por edhe në verë ka të ngjarë që turistët të mos vijnë.
Afrim Krasniqi, pronari i barit, thotë se dikur vinin shumë turistë nga Europa, por tani numri i tyre po bie për shkak të erozionit të bregdetit.
Gazetari konstaton me pamje se deti po gëlltit një pjesë të madhe të bregdetit. Jak Gjini, ekspert mjedisi në Bashki thotë se në tre dekadat e fundit deti është afruar me të paktën 2.5 metra në vit.

Peshkatarët në qytetin e Shëngjinit kanë frikë se do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq po e braktisin lagunën. Osman Demi thotë se ata janë përditë dëshmitarë se si uji po futet në tokë. Ai tregon dhe bunkerët, e ndërtuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, që tashmë janë futur gati 10 metra në det. Gazetari thotë se ruajtja e bregdetit nga eriozioni është një punë e kushtueshme për një nga vendet më të varfra të Europës. Por, edhe nëse nuk ndërhyhet, në afatin e gjatë kostot mund të rriten edhe më shumë. /monitor/b.d

Next Post
Arsenal ofertë 46 mln euro për Benzema

Arsenal gati 40 mln euro për Benzemanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In