• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eros, 20 mite të pavërtetë mbi seksin

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen puna për të folur për seksin, disa njerëz akoma skuqen dhe ndërrojnë temë bisede. Shumë mite rreth seksit vazhdojnë të mbeten edhe në ditët tona.

Ja se si mendimet më të përhapura, të vëna në provë nga shkenca, rezultojnë të jenë të gabuara. Duke “rehabilituar” disi edhe meshkujt…

Ti mund të mësosh shumë për një djalë nga numri i këpucës

Na falni zonja dhe zotërinj, por nuk mund ta gjykoni biznesin e tij, pa ia parë biznesin. Studimet kanë treguar që nuk ka një përpjestim mes përmasave të penisit dhe numrit të këpucës. E njëjta gjë vlen edhe për përmasat e hundës, të duarve dhe për çdo pjesë tjetër të trupit.

Sa më i madh, më mirë

E vërteta: Marrëdhënia ndërmjet përmasave dhe kënaqësisë është ekzagjeruar. Kjo varet nga preferencat, e rëndësishme për sa u përket përmasave është zakonisht përputhja e tyre.

Ti nuk mund të ngelesh shtatzënë ndërkohë që je shtatzënë

Kjo është pak e frikshme. Dukuria është shumë e rrallë, gati e pamundur, por ndodh kur një grua shtatzënë vazhdon të ovulojë dhe një vezë e dytë e fertilizuar mund të implantohet në muret e brendshme të mitrës. Por, seriozisht, kur thuhet e rrallë, është vërtet e rrallë: janë raportuar gjithsej vetëm 10 raste.

Meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda

Për fatin e të gjithëve, kjo është e pavërtetë. Nëse burrat do mendonin për seksin çdo 7 sekonda, kjo do të thoshte 8000 herë në ditë. Në të vërtetë, sipas The Kinsey Institute, 54 për qind e burrave kanë thënë që mendojnë për seksin disa herë në ditë dhe 43 për qind kanë thënë që kjo u ndodhte disa herë në javë.

Gratë janë natyralisht më pak të interesuara për seksin

Edhe pse gratë mund të mendojnë aktivisht më pak rreth seksit sesa burrat (studimi i mësipërm Kinsey gjeti që 19 për qind e grave mendojnë për seksin shumë herë në ditë dhe 63 për qind pak herë në javë), kjo nuk do të thotë që gratë e duan seksin më pak. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga aplikacioni për ndërgjegjësimin mbi fertilitetin Kindara, afërsisht 53 për qind e grave nuk bëjnë aq seks sa do u pëlqente të bënin.

Po të hash midhje, të ngjallet dëshira

Para se të kërkosh midhje, mëso që nuk ka ndonjë të vërtetë të madhe pas fuqive afrodiziake të ushqimit. Stridhet përbëhen nga elemente (ujë, proteina, karbohidrate, yndyrë, etj.) që nuk kanë fuqi për të nxitur kimikisht dëshirën seksuale. Efekti Placebo mund të ndihmohet nga mënyra seksuale e ngrënies, por vetë ushqimi nuk bën ndonjë gjë të madhe.

Seksi është një stërvitje e mirë

Sigurisht ti djeg pak kalori, por nuk duhet të zëvendësosh një seancë seksi me një seancë në palestër. Tridhjetë minuta seks mund të djegin 85 deri në 150 kalori, por kjo ndodh vetëm nëse je e angazhuar aerobikisht plot 30 minuta. Na falni, mikesha!

Burrat e arrijnë kulmin e kënaqësisë përpara grave

Ideja e një “kulmi seksual” varet shumë pak nga gjinia. Gjatë jetës, burrat dhe gratë provojnë si maja, ashtu dhe gropa ku dëshira mungon.

Gratë në shtrat janë më tradicionale se burrat

Nuk është e vërtetë. Në shtrat kanë fantazi dhe i pëlqejnë eksperimentet më shumë se burrat. Në Universitetin e Indianas janë studiuar preferencat seksuale të 5865 personave dhe u arritën këto rezultate: Nëse meshkujt e arrijnë kënaqësinë seksuale lehtësisht nga pozicioni “klasik”, dhe nuk kanë nevojë për pozicion tjetër, femrat e marrin kënaqësinë nga një varietet më i madh aktesh seksuale dhe stimulimesh trupore. Vlerësojnë goxha edhe seksin oral.

Seksi është më i mirë në moshë të re

Jo domosdoshmërisht. Ndërsa seksi kur je 20 vjeç e pak mund të jetë më energjik, nuk ka shkencë që të mbështesë idenë e një lloji superior seksi. Në të vërtetë, shumë burra dhe gra, thonë që kanë më shumë përvoja përmbushëse në dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Beqarët kanë një jetë seksuale më të mirë

Nuk është e vërtetë. Një studim i kryer në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në 59 vende, ka zbuluar të se të martuarit kanë jetë seksuale më intensive. Ndërsa beqarët periudhat “aktive” i alternojnë edhe me periudha të gjata mungese të seksit. Dhe sipas rezultateve të Qendrës kërkimore të Çikagos, raportet martesore janë edhe më të dobishme.

Rënkon, pra është shumë e eksituar

Shpesh rënkimet dhe ulërimat nuk janë shprehje e shijimit të seksit, por bëhen me qëllim. E ka zbuluar një studim i Universitetit e Lidsit, në Angli, për të cilin u intervistuan 71 gra. Ato u pyetën për sjelljen gjatë raportit seksual. 87 për qind e tyre thanë se rënkonin në mënyrë që të stimulonin partnerin. Arsyeja tjetër, të rrisnin kënaqësinë e tij dhe në fakt volumi i rënkimeve rritet para dhe pas orgazmës së partnerit.

Seksi zvogëlon dhimbjen e kokës

E pavërtetë. Eksitimi dhe orgazma e rrisin pragun e dhimbjes dhe shpesh stimulojnë lehtësimin e artritit dhe dhimbjes së kokës. Gjatë raportit seksual prodhohet endorfinë që ka në përbërje lëndë antidhimbje, të ngjashme me efektin e morfinës dhe opiumit. Endorfina prodhohet edhe gjatë aktivitetit fizik, puthjes, përkëdheljeve dhe kur hamë çokollatë. Kështu dhimbja bllokohet dhe jep efekt mirëqenieje.

Femrat e shijojnë seksin më pak se burrat

Shumë ende supozojnë se gratë nuk e shijojnë seksin  sa meshkujt, por kjo nuk është e gjithë e vërteta. Arsyeja, thotë se Dr. Michael nuk është për shkak se gratë e shijojnë seksin më pak, por ato e shijojnë atë ndryshe. “Gratë thjesht duhet të jenë më selektive, sepse ato kur bëjnë seks në fund të fundit është sikur të kanë dhënë jetën”.

Është përgjegjësi e mashkullit ta bëjë femrën të arrijnë kënaqësinë maksimale

Kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Rezultati i një kuptimi më të mirë të orgazmës femërore përmes eksplorimit të vetes ka çuar në marrëdhënie më të lumtura dhe seks më të mirë për të dy partnerët. Nëse ju dëshironi të keni një marrëdhënie seksuale sa më të mirë, duhet të bisedoni me partnerin tuaj.

Femrat nuk masturbohen

Ky është një mit që nuk duhet besuar aspak. Femrat masturbohen në 70% të rasteve me lodra seksi që i blejnë vetë. Një studim i fundit hodhi poshtë idenë se partnerët e tyre shqetësohen nga fakti që femrat përdorin vibratorë ose lodra seksi.

Seksi oral është i detyrueshëm

Nuk duhet të mendoni kurrë se “DUHET” të bëni seks oral. Edhe nëse ai ju bën të ndiheni në faj, sepse jeni me ato. Edhe nëse ai jua shtyn kokën poshtë. VEÇANËRISHT nëse ai jua shtyn kokën poshtë.

Meshkujt vdesin për të brendshme seksi

Meshkujt hutohen dhe i kanë frikë të brendshmet seksi. Mos harxhoni para kot.

Express/d.i.

Next Post

Shokon mjeku: “Njerëzit nuk vdesin nga kanceri, por nga kimioterapia”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In