• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ermonela Jaho në TKOB, kurs për artistët e rinj

by Java News
25/09/2015 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare, së bashku me Angelo Gabriellin, Elda Laron dhe Paolo Andeolin do të jenë pjesë e një paneli që do të drejtojë një kurs specializimi për të rinjtë në datat 14-18 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Pasi ka korrur dhe suksesin e radhës me shfaqjen  “La Traviata” të Giuseppe Verdi-t në “Theatre Royal” në 13 shtator Madrid të Spanjës, dhe duke pritur edhe suksesin në “Madama Butterfly”, shfaqen që do ta interpretojë në “Opera National de Paris” në datat 27 dhe 30 shtator, dhe 3/7/10/13 tetor,  Jaho gjen kohën për të ardhur në Tiranë dhe për të këshilluar dhe mësuar artistët e rinj.

Projekti synon që të ndihmojë të gjithë artistët por  dhe ata të brezit të ri,  për t’i drejtuar në mënyrë konkrete, për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përditë teknikisht, për të arritur të shprehin artistikisht vetveten, duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqipëri dhe mbarë botën.

Sipas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, pjesëmarrja në këtë kurs do të jetë falas, por do të ketë një numër të kufizuar pjesëmarrësish deri në 12 (numri i dëgjuesve që do të lejohen është deri në 20). Sakaq, pjesëmarrësit në Kursin e Specializimit do të përcaktohen në bazë të një audicioni që do të zhvillohet më datë 14 tetor 2015, në orën 12:30 në ambientet e TKOB.

Ndërkohë Aplikantët duhet të dorëzojnë në zyrat e TKOB ose me e­mail, formularin e aplikimit, CV me fotografi, letër motivuese, CD me një arie të përgatitur jo më larg se 6 muajt e fundit, brenda datës 30 shtator 2015.

Next Post

Nis sesioni i 70-të i OKB, ovacione për Papa Françeskun (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In