• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Meta, mes politikanëve dhe artistëve!

by Alfred Peza
12/02/2018 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Triumfi i Ermal Metës në skenën e teatrit Ariston, ku ngriti lart trofeun e fituesit të Festivalit të Sanremos në Itali, nuk kishte si të mos përjetohej në Shqipëri, në një formë që duket sikur përsëritet në mënyrë ciklike.

E para, duke ngjallur debate nga më interesantet në opinionin publik, virtualisht ose jo. Këtë radhë binte në sy, debati mes atyre që kërkonin ti gëzoheshin Ermal Metës si një shqiptar dhe atyre, që e kundërshtonin duke i mëshuar idesë se Shqipëria nuk ka asnjë meritë për këtë dhe për rrjedhojë, nuk ka pse gëzon e të ndihet krenare.

Një debat që shkonte deri tek derivatet e tjera të këtij diskutimi, sipas të cilave, as fituesi i festivalit të muzikës së lehtë italiane, nuk ka pse ndihet si pjesë e Shqipërisë në këtë hare kolektive, aq më tepër që nuk e paskësh përmendur si dikur Elsa Lila, live në skenën ku performoi, vendin nga ku thote se lindi e iku mes kujtimesh të trishta.

E dyta, dhe kryesorja për këto radhë, kishte një situatë dukshëm të ekspozuar, ku politikanët e të gjitha kahjeve dhe niveleve, vrapuan për të mërë dozën e radhës të përfitimit publik, duke bërë statuse e komente, të sigurtë se medait online dhe ato tradicionale më pas, do i pasqyronin. Duke marë bashkë me vëmendjen e merituar të publikut shqiptar për Ermal Metën, edhe dozën e tyre personale, në mënyrën më të pamerituar të mundshme.

Përkundër kësaj vale “entuziazmi” për “modelin Ermal Meta” për të cilat klasa jonë politike nuk ka asnjë meritë, për të mos thënë të kundërtën në këtë rast, kishte një heshtje shurdhuese nga ana e komunitetit të artistëve. Nga këngëtarët, kompozitorët, autorët, personalitetet e muzikës sonë të lehtë por jo vetëm, si dhe nga organizatorët e festivaleve të këngëve, e kështu me radhë.

Gjithësesi, është zgjedhja e tyre që të flasin me anë të heshtjes për një moment si ky, e për një artist të lindur në Shqipëri ku edhe ka hedhur hapat e parë. Nga nevoja për tu ndierë sadopak të rëndësishëm në këtë botë të madhe, ne popujt e vegjël në jo pak raste rrekemi që të gjejmë rrënjët shqiptare qoftë edhe të disa brezave të shkuar për personalitetet të artit, kulturës, biznesit, politikës e shkencës kudo nëpër botë e kurdo nëpër histori.

Fati e desh që fitoren nga një shqiptar të një Festivali si ai i Sanremos, ta përcillnim live. Pavarësisht kësaj, nuk u duk që të reflektohej e njëjta kënaqësi, si edhe për arritjet e personazheve të së shkuarës së largët, të cilët duket sikur na entuziazmojnë më shumë.

Gjithësesi e rëndësishme është që kujtimet tona kolektive për arritjet e shqiptarëve, u pasuruan me një rast të ri, që e bën edhe më të bukur e shumëngjyrëshe, mozaikun e vlerave dhe kontributeve tona për artin dhe kulturën në përgjithësi dhe të fqinjëve në këtë rast, në veçanti.

Eshtë një kontribut që ne i jemi gëzuar edhe kur ai jepet në Ballkan, në Europë, SHBA e kudo gjetkë. Pavarësisht nëse artisti e ka emrin Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha. Ne i gëzohemi si edhe ata, faktit që janë shqiptarë, pavarësisht nëse janë lindur apo rritur në Shqipëri, Kosovë apo në vendet ku jetojnë e shkëlqejnë sot.

Përsa i përket politikës, edhe nëse do të gëzoheshin vërtetë si shqiptarë, udhëheqësit tanë do të bënin mirë që ti gëzoheshin rasteve si ky i Ermal Metës, si qytetarë e jo si politikanë. Për një arësye fare të thjeshtë: Klasa jonë politike, ka më së pakti kontribut në ngjizjen, rritjen dhe triumfin e talenteve shqiptarë kudo ku ata po shkëlqejnë sot, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Ndaj, në të tilla raste, heshtja do të ishte kontributi më i madh.

Next Post
Ashtu si pritej dështojnë bisedimet e Sirisë

Lufta në Siri, vritet edhe një shqiptar. Nga Gjermania iu bashkua ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In