Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë para disa ditësh.
Ermali ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes.
Ai ishte i ftuar në emisionin ”Në kurthin e Piter Pan”, ku ka zbuluar emrin e veçantë që i kanë vendosur të bijës.
“Po e them këtu për herë të parë. Vajza ime quhet Sia”, u shpreh Ermali, duke shpjeguar se Sia do të thotë fitore.
Prej disa vitesh Ermali është i martuar me moderatorin Amarda Toska dhe para vajzës, gëzimi i parë i tyre ishte djali Joel./a.m.