Erion Veliaj ka nisur zyrtarisht tashmë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, teksa ka nisur edhe ndryshimet e para në radhët e bashkisë. Pas emërimeve të para ditën e sotme, Veliaj ka vendosur të ndryshojë edhe kreun e Policisë Bashkiake.
Kështu me urdhër të kryebashkiakut, Ermal Kapllani është caktuar drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës. Kapllani deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Korçës. Po ashtu mësohet se ai prej 15 vitesh ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit.
Veç kësaj, deri më tani Veliaj ka emëruar:
Taulant Tusha, Drejtor të Punëve Publike
Joni Baboci, Drejtor të Urbanistikës
Genc Kojdheli, Drejtor Projektesh
Itena Ndroqi, Drejtoreshë Juridike
Skerdi Drenova, Drejtor i INUV