• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë në Komisionin e Jashtëm mes mazhorancës dhe opozitës

by Os De
04/11/2025 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Ermal Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë. 

Në fjalën e tij, Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria. 

Balla bëri të ditur se Ministria e Arsimit po përgatit një aplikacion të ri të “Abetares digjitale”, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, që do të mund të përdoret në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë shqiptar jashtë vendit.

Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar. 

Fjala e plotë e Taulant Ballës: 

Jo shpesh do të kesh mundësinë që edhe kolegët e opozitës dhe të mazhorancës të bien dakord. E vlerësoj shumë gjithçka, tha ministri i Jashtëm Shehu, ministri i Jashtëm Haxhinasto, por edhe kolegu më i ri i Kapri, një historian me shumë eksperiencë për pjesën profesionale, ato që u thanë tani, sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, jam plotësisht dakord me konstatimin e tre kolegëve parafolës, që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, edhe pse në këto 35 vite kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, duke vlerësuar kështu kontributin tejet pozitiv të Konfederatës Zvicerane sa i përket mbështetjes financiare të shumë projekteve zhvillimore, shumëplanëshe. Dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, është një prej përfituesve direkt të programeve të qeverisë zvicerane, sa i përket forcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Edhe këtu, për shembull, nënvizoj që më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka një qendër të vetën studimore dhe një bibliotekë siç i kishte hije, falë projekteve të zhvilluara nga Konfederata Zvicerane. 

I parë si një partner i rëndësishëm, jam plotësisht dakord me kolegët që vijnë nga opozita, që kishte ardhur koha që në krye të ambasadës sonë atje të vinte një ambasador me shumë eksperiencë, i rritur në Ministrinë e Jashtme, por edhe që ka pasur mundësinë të zhvillojë një karrierë të konsoliduar diplomatike me disa emërime të rëndësishme. Fakti që Ministria e Jashtme, nga burimet e veta njerëzore, zgjedh zotin Dredha, na bën të kuptojmë që ka ndryshuar pra dhe qasja e Ministrisë së Jashtme sa i përket kësaj marrëdhënieje të veçantë që duhet të kemi me Zvicrën. 

Kur fola për dimensionin ekonomik, janë mbi 260 milionë franga zvicerane, ndoshta edhe më shumë, sepse disa prej projekteve kanë vijuar edhe pas një vendimi të Konfederatës për të ndërprerë një pjesë programesh – jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të faktit se Shqipëria tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi. 

Janë më shumë se 300 mijë shqipfolës që jetojnë në Konfederatë, kryesisht në kantonet e Zyrihut, Argaut, Sen Galenit e Bernës, ndoshta më pak në pjesën e Gjenevës. Por e rëndësishme është që për ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër nuk duhet të ketë asnjë dallim sa i përket qasjes, nëse janë shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Presheva apo Medvegja, nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi apo Çamëria – kudo qofshin. 

Ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër duhet ta shohin ambasadën e Shqipërisë në Bernë si shtëpinë e tyre. Është përgjegjësi për ambasadën dhe për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Zvicër që të jetë pika e referimit për shumë aktivitete. 

Qeveria shqiptare tashmë e ka diasporën një prej prioriteteve të veta madhore. Ministritë përkatëse, qoftë Ministria e Kulturës, qoftë Ministria e Arsimit, duhet të jenë mbështetëse kryesore të të gjitha projekteve dhe angazhimeve që ambasada ndërmerr – që nga furnizimi me libra për shkollat shqipe, dhe pse tani jetojmë në epokën digjitale, shumë shpejt Ministria e Arsimit do të ketë aplikacionin e abetares – një aplikacion që do ta zëvendësojë abetaren tradicionale me letër. Do të jetë një abetare e furnizuar dhe mbështetur nga inteligjenca artificiale, që mund ta zëvendësojë edhe mësuesin në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë me prind shqiptar. 

Të thëna të gjitha këto, e nxis ambasadorin në gjithçka që tha – në fakt, ambasadori në programin e vet i preku të gjitha, nuk la asgjë pa përmendur nga ato që u thanë këtu. Duke qenë se Zvicra ka mbi 300 mijë shqiptarë – dhe unë besoj se janë edhe më shumë, ndoshta deri në 400 mijë – i raportuar në popullsinë totale të Konfederatës, ky është ndoshta përqendrimi më i madh i shqiptarëve sot, ndoshta pas Greqisë, në një vend europian. 

Kështu që, duke i thënë të gjitha këto, fakti që shumë prej nesh bëhen krenarë sa herë që Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri dhe djem të tjerë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës nuk harrojnë të tregojnë botës përkatësinë e tyre shqiptare, është një shembull i bukur. 

Dua të përshëndes vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një ambasador të këtij niveli – ndoshta niveli më i mirë që ne disponojmë sot në burimet njerëzore të Ministrisë sonë të Jashtme. 

Next Post
Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In