• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erla

by Edison Ypi
26/01/2025 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Moderatori televiziv mund t’i qaset mysafirit në disa mënyra:
Përballë, si ujku qingjit. Me breshëri pyetjesh dhe kritikash. Pa e lënë të marri frymë. Mysafiri tmerrohet. Bashkë me zero rezultatin, avullon edhe pritshmëria e publikut. Ky moderator që çoç i duket vetja, është një i falimentuar, një dështak, një spurdhjak që s’bën dy lek.

I qasen mysafirit edhe nga pas. Si çakalli kërrmës. Duke j’u avitur si hije, me hile, tinëzisht, në stil makivalik. Mysafiri, këtë s’e pret, trembet nga hija që po e ndjek, çorientohet, nuk kupton çfarë po ndodh. Thotë me vete: Mjerë un’ i ziu, u nisa në kishë, arrita në vorrezë. Mysafiri torollepset. Publiku mpihet. Bisedën e merr lumi.

Ndodh që moderatori i del mysafirit edhe anash. Si skilja kotecit të pulave. Me spond. Me të lujtme syri. Nga loja e pështirë, mysafirit i vjen për të vjellë. Pulë njëri, skile tjetri, koha mbaroi. Regjia futi publicitet me ca ilaçe që brenda ditës të kthejnë nga 50 në 20. Turp e shkuar turpit.

Ka dhe qasje nga lart, moderatori me e shkel mysafirin me këmbë, kur mysafiri është ndonjë gjynafqar.

Ose dhe nga poshtë, me ja mundësu mysafirit me të shkel me këmbë me të bo baltë, kur mysafiri është hajdut ose mafioz, parelli’.
Për fat, këto më lart nuk janë të vetmet mundësi.

Është dhe një tjetër. Kur moderatori, pa asnjë paramendim, pa sherr, pa kushte paraprake, pa hile, mysafirit i rri në krah. E shoqëron. Ecën bashkë me të. Jo për ta trembur, mposhtur, ndikuar. Për ta bërë të thotë çka për të thënë. Sa më qartë. Sa më saktë. Sa më barazlarguar nga çdo pol ekonomik, politik etj. Dhe ja arrin. Si thotë proverbi arab:
Me urtësi mund ta tërheqësh një deve me një fije peri. Dhunshëm nuk mundesh me e tërheq një fije peri me një deve.
E vetmja prej krejtve që e zbaton proverbin me deve dhe fije peri, është një, dhe tjetër s’ka.
Më e squta, më e afta, më seriozja, më dinjitozja, më njerzorja, më modestja, më e përunjura, më e papërtuara, e vetmja dhe e papërsëritëshmja, Erla Mëhilli.

Ca hiqen për ekonomista, por bëjnë politikë.
Ca të tjerë mbahen për gazetarë, por bëjnë dallavere.
Ka që mbahen të ndershëm por vjedhin duke bërë trafik influecash.
Ka dhe që mbahen për atdhetarë, por janë spiuna të Serbisë dhe Greqisë.

Erla, jo, Erla s’ka asnjë lidhje me këta. Erla nuk është manipulatore. Erla është gazetare. Erla bën atë që thotë dhe thotë atë që bën, punën e vet.

Erla bën atë që duket më e thjeshta, por është më e vështira. Atë që duket më e kollajta, por është më e lodhëshmja. Atë që duket më e zakonshmja por është më mahnitësja.
Të gjithë shkojnë nga e ndërlikuara tek asgjëja.
Erla Mëhilli udhëton nga e thjeshta, tek më e dobishmja, më e vlefshmja.

Ata, sa më tepër flasin, ndërhyjnë, ndërpresin, aq më çorap e bëjnë mysafirin dhe publikun.
Erla, pa qënë aspak invadente, sa më shpesh ndërhyn, aq më tepër ndreq, korrekton, optimizon.

Efekti korrektues i ndërhyrjeve të shpeshta të Erlës, është tipari më i mrekullueshëm i Saj. Edhe vetëm për këtë meritë, Erla Mëhilli Parajsën e ka pak.

Erla ndërhyn. Jo rrallë dhe pak. Shpesh dhe thellë. Por në atë mënyrë që nuk invadon, nuk shqetson, nuk idhnon askend. Vetëm bukur, me stil, me takt, me të drejtë, dhe askush nuk ja merr për keq. Nga ndërhyrjet e Erlës askush nuk mërzitet, askush nuk mrrylet, përkundrazi, e aprovojnë plotësisht.

Të drunjta, të thata, të gërrditshme, të palezetshme, të pakëndshme, të tjerët nuk kanë vetëm fjalët, fjalorin, pyetjen, përgjigjen, gjestin, përdredhjet, marifetet, por gjithçka.
Erla të drunjë s’ka absolutisht asgjë.

Si e ka arrit Erla këtë nivel perfeksionizmi profesional në vendin ku gjithçka është rrenë dhe hajdutllëk, nuk dihet. Pasi mësoi urtësinë, inteligjencën, stilin, përvojën e divave të giornalizmit të kohëve të shkuara, Erla e shkartisi atë me energjinë, shpejtësinë, dinamizmin e gazetarisë moderne, është i vetmi supozim që mund të bëhet.

Pyetja tjetër Si ja ka arritë Erla të jetë totalisht e vetmjaftueshme sa të mos ndotet aspak nga llumi masturbativ mediatik që e rrethon ? kjo është një pyetje pluri milionëshe përgjigjen e të cilës mund ta jepte Janullatusi. Por tani që prifti vdiq e s’e pyesim dot, kësaj pyetje mund ti japi përgjigje Kryetari i Shtetit Bektashi, Hirësia e Tij Baba Mondi.

Erla nuk është alkimiste. Erla nuk e kthen baltën në flori. Por me cilësitë e veta njerëzore dhe aftësitë profesionale, Erla e papërtuar baltën e kthen në ergjënd.

Kuçat, maçat, shqarthat, çakallat, hienat, nëpërkat, ngjalat, gaforret, insektet, bëjnë mirë ta flejnë menien se me Erlën nuk maten dot.
Zoti i madh e omnipotent, për të ndrequr diçka në këtë zgëq të humbur të botës, mund të kishte zgjedhur ndonjë llapaqen nga ata që mburren se kanë vizituar Manastirin e Limas në Peru para Manastirit të Shen Marenës në Mokër. As që i ra në mënt. Për njeriun e duhur dhe punën e duhur zgjodhi të urtën Erla Mëhilli.

Next Post
Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Comments 2

  1. Nasho Kristo says:
    10 months ago

    Mos je gjë kontadiktor me vehten o Ypooooo…..
    A e di ti që Erla, është “e bija” e Sali Berishes, dhe i është futur këtijë “misioni” si gazetare, vetëm e vetëm për diversion, në emër e për llogari të Sali Berishes, të cilit kjo i sherben me devotshmeri bashkë me median ku ajo firmos në bordero, e që nuk i dihen financimet nga i vijnë.
    Mos vallë financohen nga Sali Berisha e Ilir Metaj ?

    Reply
  2. L.Xh says:
    10 months ago

    Paske rrëshqitur nga trutë Ypo.
    Erla Mëhilli, është Vajza në shpirt, e Sali Berishes, që ti nuk ke lënë gur e kusur pa thënë kunder tijë.
    Këto që ke shkruajtur, nuk kanë bythë të rrinë.
    Ose thuaj që ato çke thënë për Sali Berishën nuk qendrojnë, ose mba këto çke shkruajtur për Erla Mëhillin.
    Të dy këto shkrime, nga një autor, janë si me futë një HALÉ në tavolinën e bukës në shtëpi.
    Kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In