• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj tregon strategjinë si u hartuan listat e kandidatëve

by A R
09/03/2021 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se listat e Partisë Socialiste janë ndarë në 3 pjesë.

Në një lidhje direkte për edicionin e orës 15:30 në Tv Klan, Veliaj tha se në pjesën e parë të listës janë vendosur figura që janë spikatur gjatë tërmetit dhe pandemisë. Më pas janë listuar eksponentët me eksperiencë në PS dhe në fund të zgjedhurit nga platforma “Deputeti që Duam”.

Duke folur për vendosjen në kufijtë e listës të emrave të njohur të PS, Erion Veliaj u shpreh se janë pikërisht ata që kanë më së shumti barrën e punës për shkak të eksperiencës së tyre.

Veliaj ka komentuar edhe listat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilat tha se janë zhgënjyese.

Cila është strategjia që ju keni ndjekur në hartimin e kësaj liste për kryeqytetin?

Erion Veliaj: Besoj që çdo parti duhet t’i përshtatet kohës ku jeton. Koha ku jetojmë është një kohë shumë e vështirë, sidomos me këto dy kriza që nuk i shkaktoi qeveria, siç është pandemia ashtu edhe tërmeti. Besoj që ky mandat i ardhshëm do të jetë me një fokus shumë të madh tek vaksinimi dhe tek rindërtimi përfshi dhe proceset e tjera si Reforma në Drejtësi. Kjo është arsyeja pse pjesa e parë e listës duke filluar nga dy zonjat ikonë Luljeta Bozo profesoresha e nderuar i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Najada Çomo doktoresha e nderuar për epidemiologjinë, do të jenë simbolikisht të parat e listës por ama e gjithë lista, 1/3 e listës ka të bëjë me refliktimin e kohës ku po jetojmë. Dhe ashtu si tha dhe Kryeministri, një parti që ndryshon veten do të thotë që ndryshon me hapin e kohës. Pjesa e dytë e listës është pjesa më e konsoliduar e titullarëve. Aty janë ish-Kryeministri, ish-ministra, njerëz që për 30 vite ndoshta kanë kontribuar në PS, ata do të jenë në pjesën e dytë të listës për të shtyrë përpara sa më shumë që të hyjnë brenda në derën e Parlamentit. Kurse pjesa e tretë është një kompromis për të promovuar disa djemë dhe vajza të mirë që kanë aplikuar nga platforma Deputeti që Duam, por dhe shumë prej atyre të zhgënjyer siç mund të jenë nga ish-forcat që kanë avokuar për çështjen çame apo për parti të tjera të cilët thonë jemi zhgënjyer nga fosilet e të vjetrës, duam që të jemi pjesë e një gjëje të re që gjithmonë ndryshon dhe transformon veten. Kështu që kjo është logjika e skuadrës.

Çfarë doni të arrini me këtë strategji duke lënë figurat kryesore në në kufijtë e listës së sigurtë dhe duke ngritur në krye të listës figura të njohura por jo politike?

Erion Veliaj: Kemi pasur një ambicie shumë më të madhe se sa logjika klasike ku paria ulet në rresht të parë edhe pastaj të gjithë të tjerët punojnë për parinë. Logjika këtu është që i pari i listës është ai që shërben më shumë, ai që promovon edhe shtyn të tjerët. Dhe kjo është arsyeja pse unë e kam për nder që do punoj me Pandeli Majkon si shenjuesi i ambicies sonë minimale për Tiranën, ashtu si në Durrës dhe në Vlorë do jetë Edi Rama shënjuesi i ambicies tonë, si shënjuesi në Fier do jetë Gramoz Ruçi dhe në Elbasan Taulanti, apo në Korçë Niko. Kështu që në fakt i pari në partinë tonë është ai që u shërben më shumë të tjerëve, jo ai që nominalisht merr listën. Partitë e tjera kanë një logjikë tjetër, pra siguron veten Luli dhe Monika dhe në djallë vafshin ndjekësit. Ne jemi komplet filozofi tjetër. Ne themi familja, skuadra mbi të gjitha dhe i fundit është ai që është më i rëndësishmi, është ai që ka më shumë reputacion dhe logjika për të vënë në shënjestër të gjithë personat më të rëndësishëm të qarqeve si ata të fundit që shtyjnë familjen përpara, është besoj një praktikë që e ndjekim të gjithë në familjet tona. Sigurohemi që më të dobëtit, ata që nuk kanë këto lidhje, të kenë mundësi të promovohen dhe të gjithë ne të tjerët të jemi shtysë që kjo skuadër të dali fitimtare në fund.

Në raporton me listën e PD, cilat janë pikat e dobëta dhe të forta të listës tuaj?

Erion Veliaj: Është dita me natën. Bëhet fjalë për një listë ku 40% janë gra, bëhet fjalë ku zonja dhe zonjusha të nderuara, bëhet fjalë për djemë dhe vajza të rinj që janë angazhuar nëpërmjet një procesi Deputeti që Duam, ndërkohë që në anën tjetër duket si muzeu i shkencave të natyrës ku gjithë fosilet e dinozaurëve dhe balenave të 30 viteve pluralizëm janë aty për t’u konservuar. Pra në qoftë se në listën tonë etiketa është ndryshim, etiketa aty është ruaj të gjithë fosilet. Në fakt nuk është një listë e PD sepse Fatmir Mediu s’është PD, sepse Dash Shehi nuk është PD, se Shpëtim Idrizi nuk është PD, se Nard Ndoka nuk është PD, se Vangjel Dule nuk është PD. Pra një gjysma-gjel i ca pseudopërfaqësuesve çamë me ca grekë, ca republikanë me ca monarkistë, ca të majtë dhe ca të djathtë. Për sa kohë vetë lista e ka shumicën e njerëzve jo të PD, por një vend parkimi për fosilet e 30 viteve, ishte shumë zhgënjyese. Ne prisnim shumë nga kundërshtari ynë. Kjo nuk do të thotë që ne do t’i ulim ambiciet për një fitore spektakolare, por kishim një pritshmëri që do të ishte opozita që do të mbante flamurin e ndryshimit. Mesa duket PS është e dënuar të sjellë ndryshim, edhe një vetëpërmirësim. Kurse për listën e LSI nuk po e komentoj fare se më duket që lista e tyre është marrë buletini i SPAK dhe i OFL dhe thjesht është bërë një cut&paste nga buletini i OFL për në listën e KQZ, kështu që atë po e lë pa koment se është e mjerueshme situata aty.

Çfarë rezultati shpresoni ose parashikoni të arrini në Tiranë, Kamëz dhe Tiranë?

Erion Veliaj: Kjo është një betejë për zemrat dhe për mendjet e njerëzve që sigurisht do të përkthehet në votë por mbi të gjitha ne kënaqemi as për kundërshtarin e dobët dhe të lodhur, as për fosilet, as për listën e OFL që kemi përballë, as për sondazhet që na tregojnë mbi 55% në Tiranë. Ajo që ne do punojmë është që të fitojmë deri ditën e fundit në çdo zemër dhe në çdo mendje dhe për herë të parë ne të kthejmë Kamzën, Vorë, Rrogozhinën dhe të kthejmë Kavajën. Kështu që rezultati që ne presim është 5-0, por thashë nuk e marrim për të mirëqenë se kemi kundërshtar të dobët dhe lista skandaloze të fosileve që s’kanë lidhje me opozitën, por këtë e bazojmë mbi faktin që kemi punuar fort por kemi ende shumë energji dhe punë për të bërë dhe Shqipëria që ne shohim si shtëpinë e të ardhmes tonë është ende e pambaruar, ende e pambaruar vaksinimi, ende pa mbaruar çështja e rindërtimit. Në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti është Edi Rama që i del për zot, ata që nuk asfaltojnë dot oborrin e partisë së tyre dhe që zgjohen në orën 11, jo vetëm që nuk e ndërtojnë dot Shqipërinë por nuk ndërtonin dot asnjë listë.

/a.r

Next Post
“Jemi të tretët në botë për numrin e viktimave”, Si gënjen Basha për vdekjet nga Covid

Basha flet pas dorëzimit të listave: Bashkë me LSI, fitojmë më thellë se në vitin 1992

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In