• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Erion Veliaj: Piramida do transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon

by Java News
14/10/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës është gati për të filluar punën për ta transformuar Piramidën në qëndrën e teknologjisë së informacionit më të mirën dhe më të madhen në gjithë rajonin tonë.

Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Veliaj theksoi se tashmë projekti është gati për të nisur nga puna për “Qendra rinore për Teknologjinë Krijuese”, që do u japë mundësi të ndryshme të rinjve të apasionuar pas botës së IT-së. “Sot jam gjithashtu shumë i lumtur që të anonçoj se sapo kemi firmosur me Majkëll edhe me dy drejtorët e mrekullueshëm, Martinin edhe Sandrin, që meritojnë të gjithë falenderimet edhe mirënjohjen tonë. Sapo kemi marrë në dorëzim projektin e ri të Piramidës së Tiranës. Edhe duke filluar nga nesër fillojmë punën për ta kthyer qendrën e teknologjisë së informacionit më të mirën dhe më të madhen në gjithë rajonin tonë, me miqtë tanë dhe financimin e qeverisë shqiptare, fondit shqiptaro-amerikan, edhe me pak ndihmë nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar Fondin Shqiptaro-Amerikan, Veliaj nënvizoi se investimi tek brezi i ri për edukimin dhe aftësimin e tyre, do të jetë një vlerë e shtuar për vendin tonë. “Në fund fare isha duke menduar se cila është një metaforë, ose cila është një shëmbëlltyrë që mund të përkufizojë më mirë punën që ka bërë Fondi Shqiptaro-Amerikan. Edhe mu kujtua nga librat e shenjtë, historia e mjeshtrit dhe talenteve. Disa i morën talentet dhe thanë t’ia ruajmë shefit, që t’i ketë këtu edhe t’i gjejë kur të kthehet nga udhëtimi i vet. Dhe çfarë bënë? I groposën. Ndërkohë ndihmësit e zgjuar, inteligjentë, sipërmarrës, i morën talentet dhe i investuan. Dhe unë besoj që kjo është filozofia e vërtetë, jo ajo që bëjmë për të ruajtur me konservatorizëm disa çështje, ose disa qyteza, ose disa projekte të lëna përgjysmë, ose të dështuar, ose disa ndërtesa siç është Piramida, komplet jashtë funksioni. Po aftësia që pas çdo mbledhje të bordit, me ato talente, me ato shuma, të kemi mundësi që të shumohen. E të kemi mundësi që të ketë duk, edhe të kemi mundësi që të ketë një investim për të cilët të thonë ia vlejti”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Shqipëria shënon golin e katërt me Manen

Shqipëria shënon golin e katërt me Manen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In