• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj: Ky kënd lojërash do jetë dhurata e Vitit të Ri për fëmijët

by Java News
15/11/2016 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për për krijimin e sheshit rekreativ dhe këndit të lojërave në Rr. “Sulejman Delvina”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko, inspektoi punën e nisur për rikualifikimin urban të kësaj zone. Ai premtoi se rikualifikimi i kësaj hapësire do të përfundojë përpara festave të fund vitit.

“Jam shumë i lumtur që po fillojmë një kënd të ri lojërash. Kjo është si ato lojërat për fëmijë, ku ndoshta çdo copë në vetvete nuk duket se ka ndonjë rëndësi të veçantë, por kur copat bëhen bashkë, krijojmë fotografinë e një komuniteti që funksionon. Këtë kënd do ta përfundojmë përpara festave të Vitit të Ri. Jam mirënjohës që shumë kompani i janë bashkuar kësaj nisme, për të dhënë diçka mbrapsht në komunitet, dhe kur edhe ky kënd të ketë mbaruar te “Sulejman Delvina” do të kemi një hapësirë që do të mbledhë bashkë jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshërit e prindërit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje administratorëve dhe qytetarëve që, në rast se evidentojnë hapësira të tilla, të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës për t’i shndërruar ato në kënde çlodhëse.

“Më vjen mirë që pas gjithë atij sherri të madh te këndi i lodrave te Liqeni, jo vetëm që ai po shfrytëzohet maksimalisht, por ka filluar një trend në të gjithë Tiranën, për të pasur sa më shumë kënde të tilla”, tha Veliaj.

Ai u shprehu mirënjohjen kompanive për përgjegjshmërinë sociale që kanë treguar, duke kontribuar për përmirësimin e jetesës në kryeqytet. Deputeti i PS, Pandeli Majko vlerësoi punën e kryer deri më tani nga Bashkia e Tiranës, duke theksuar se edhe disa gjëra të cilat në pamje të parë duken shumë të vogla, flasin për vullnetin për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

“Jemi duke bërë një ndërhyrje, e cila ka të bëjë me cilësinë e jetës. Në fakt, për këtë komunitet nuk është thjesht një lulishte, është një ambient ku rrisin fëmijët, është ambienti ku kanë të lidhur kujtesën e tyre kolektive dhe mendoj se ky rregullim do të jetë në funksion të një ndryshimi, i cili dalëngadalë po troket edhe në të gjithë Tiranën”, tha Majko.

Punimet për rikualifikimin e sheshit rekreativ dhe të këndit të lojërave për fëmijët e Njësisë nr. 5, përveç rikualifikimit estetik të zonës së banuar, nëpërmjet planifikimit dhe shtimit të gjelbërimit, parashikon edhe ndërtimin e infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur.
Ky është sheshi i 10 që fillon të ndërtohet, tre të tjerë janë proces përfundimi. Në këto muaj, priten të fillojnë edhe së paku katër sheshe të tjera, ai i Kombinatit, i Stadiumit Dinamo, i zonës së Ali Demit, si dhe fushat sportive dhe outdoor fitness tek Kodrat e Liqenit.

ma.me

Next Post
Egjipt, anulohet dënimi me vdekje për-ish presidentin Morsi

Egjipt, anulohet dënimi me vdekje për-ish presidentin Morsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In