• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj: E pastruam vendin nga llotot e Metës

by Java News
16/09/2019 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit, Arben Skënderi, kanë qenë të ftuarët e parë të emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. Përballë dy analistëve, Erl Murati dhe Agron Gjekmarkaj, Veliaj ka shpjeguar fillimisht përgjigjet ndaj Ilir Metës në aktivitetin e mbajtur në Pezë të hënën, në kujtim të  Konferencës së Pezës. Veliaj u shpreh se “nuk kam asgjë personale me Presidentin, por s`mund t`i shmangesh betejave kur flet për pluralizëm”.

 

“Unë nuk kam asgjë personale. Thjesht gjërat duhen thënë siç janë. Nëse  një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë monumentet nga llotot e Presidentit. Sot kisha një apel, duhet t`i respektojmë atdhetarët. Unë cilësova në Pezë intuitën e cilësisë së fshatit. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, duhet ta themi prapë historinë të plotë. Kur u shkrehën pushkët vetëm një pjesë vajti të luftonte gjermanin, pjesa tjetër luftoi shqiptarin. Të thuash duam pluralizëm dhe ti shmangesh betejat. Asgjë personale me Presidentin. Nuk mund të predikosh te partizanët, dhe tu dalësh para fadromave të bashkisë, dhe të flasësh për pluralizëm kur u shmangesh betejave”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj është shprehur se nuk ka pasur kohë të lexojë raportin e Ilir Metës për mbrojtjen përballë Komisionit të Venecias. Sipas tij, gjatë të hënës i është përkushtuar hapjes së shkollave, duke treguar se Tirana ka përfituar disa shkolla të reja si bashkëpunim mes bashkisë dhe biznesit privat.

“Nuk e kam lexuar raportin e Metës. Po të kisha kohë të lexoja raportin, do rrija më shumë me tim bir. Në thelb ne do paguajmë me këste shkolla sepse nuk i kemi ato lekë. Ky është një problem akut, që nuk i thua dot Tiranës ‘që ne nuk kemi lekë dhe nuk do bëjmë shkolla’. Nga familjarët vilen më pak se 2 milion lekë në vit. Në momentin që gjysma janë o pensionist, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike, dhe kjo shumë nuk mblidhet”, tha Veliaj.

Ndërkohë, duke folur për mësimin me dy turne, Veliaj u shpreh se tani kanë mbetur vetëm dy gjimnaze ku zhvillohet mësim me dy turne. Ai tha se për të arritur këtë është punuar shumë për hapjen e shkollave të reja. “Ka qenë Çajupi me dy turne. Shkolla Kosova nuk ekzistonte fare. Ne sot jemi shumë afër kësaj arritje. Shkolla ‘Servete Maçi’ është një shkollë e re. Sot kemi më pak mësim me dy turne. Kemi hapur disa shkolla të reja për të reduktuar mësimin me dy turne. Na mori katër muaj vetëm sherri me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kanë mbetur vetëm dy gjimnaze që kanë mësim me dy turne. Jemi shumë afër arritjes që të mos kemi më mësim me turne. Ndërtimi i një shkolle kushtojnë nga 2-3 milion euro por dhe më shumë”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Shkodër/ Investimet, rilindje e turizmit edhe në liqen

Shkodër/ Investimet, rilindje e turizmit edhe në liqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

January 13, 2026
Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

January 13, 2026
“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

January 13, 2026
Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In