• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Isai: Këto janë projektet që do t’i ngrenë kokën lart Kolonjës

by Java News
23/06/2019 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kam privilegjin të jem Kolonjar dhe pata privilegjin e dytë nga PS të përfaqësoj qytetin tim të lindjes. Kolonja ka resurse të jashtëzakonshme në aspektin e agroturizimit, turzmit malor që duhen shfrytëzuar më shumë. Në planet e mia të para janë ndërhyrje në politika nxitjeje dhe promovimi të bujtinave dhe agroturizmit”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për ERTV, kandidati i partisë socialiste për Kolonjën, Erion Isai, nga qyteti i Kolonjës, ku ka folur për projektet zhvillimore që ai do të ndjekë gjatë katër vjeçarit të ardhshëm si kryebashkiak.

“Unë do të realizoj subvencionimin dhe mbështetjen me kredi të buta për të gjitha bujtinat që do të sjellin pranë bashkisë fazën e parë të projekteve të fituara nga Ministria e Bujqësisë. Ne do të japim kredi të buta për agroturizmin në fazën e parë të fitimit për bujtina dhe agroturizëm. Ne do të jemi sitemi rregullator për kredi me përqindje të buta interesi. Për 3 vitet e para do të subvencionojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit në agriturizëm për të nxitur vetëpunësimin dhe ngritur një sistem të drejtë që suporton njerëzit”, tha Isai.

“Objektiv tjetër është ngritja e një marketi të zajreve, do të nxisim vetëpunësimin përmes prodhimeve bio të zonës. Do të subvencionojmë zonjat për marketimin dhe amballazhimin e produkteve bio duke ngritur një system rregullator të grumbullimit dhe shitjes së këtyre produkteve”, shtoi.

Isai u ndal edhe te projektet infrastrukturore, të domosdoshme për zhvillimin turistik të zonës dhe për ndërlidhjen më të mirë të njësive.

“Imediate për Koloonjën është vijimi i lotit të dytë të rrugës nacionale Korçë – Ersekë. Kemi marrë një investim të jashtëzakonshëm si ujësjellësi i qytetit për 24 orë. Do të dalim me një projekt për lidhjen e Ersekës, Leskovikut, me synim lidhjen e pikave turstike të Gërmenjit dhe Shelegurit, dhe më pas të ujërave termale të Leskovikut”, tha kandidati socialist.

Isai e vendosi theksin te zhvillimi i fshatrave që për vite me rradhë janë administruar nga Partia Demokratike, e cila i ka lënë ato në prapambetje të plotë.

“Në Kolonjë kemi trashëguar 6 njësi administrative që për 28 vite janë qeverisur nga PD, dhe aty investimet kanë qënë zero, a thua se janë zona të prapambetura ku nuk bëhet fjalë për ujësjellësa, e as për kanale vaditëse. Do të investojmë aty në kanalet vaditëse. Brenda dy viteve, deri në fushatën e 2021 kemi marrë angazhimin që fjala ujësjellës duhet të jetë zero. Në mendimin tim të administrimit të bashkisë, mendoj që qyteti i Ersekës dhe Leskovikut, të jenë hapësira dinjitoze jetese, por edhe të zhvillohet biznesi i agroturizmit. Ne do të ngrejmë agjencinë e shërbimeve publike që këtu mungon. Me këtë agjenci do të ndërhyjmë në qendrat e fshatrave kryesorë të Kolonjës, janë 6 fshatra që vizitohen shumë dhe ne do i bëjmë dinjitoze si hapësira”, tha Isai. (Lexo.al)/l.m

Next Post
Policia greke arreston tre shqiptarë, tentuan të kalojnë 53 kg drogë në kufi

Policia greke arreston tre shqiptarë, tentuan të kalojnë 53 kg drogë në kufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In