Deputeti socialist Erjon Braçe është shprehur kritik me qeverinë gjatë seancës së sotme, pasi sipas tij, ajo nuk është marrë me hajdutët që kanë rrjepur biznesin gjatë këtyre viteve.
“Problemi që kam unë me qeverinë, që nuk po merret me hajdutët që vite me radhë rropën biznesin duke e ngarkuar me taksa dhe e nxorrën nga tregu.
Mbi të gjitha duke e favorizuar për të mos paguar taksa.
Ky ligj ka në fokus paligjshmërinë.
Dua të di cili është qëndrimi juaj mbi paligjshmërinë, mund të googloni, gjeni fjalime të miat që nuk ndryshojnë as një presje edhe pse tani në pushtet është partia ime”, tha Braçe.
Ai ndërkohë kë replikuar edhe me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.
“Kur e bëra deklaratën e bëra me ndjesinë për të kërkuar edhe ndjesë, si herën e fundit me modelin e flokëve.
Po të lexosh më shumë se të gugëllosh, …
E lexove, atëhere kërkoji ndjesë gjithë qytetarëve.
Tashi, boll, boll..”, u shpreh deputeti socialist./b.l









