EJUPIT NISI TI DRIDHET ZERI!
HERO TI?
Degjo ti?
Leri keto budallalleqe sipas te cilave te fitosh para ti, te beka hero!
Kthehu ketu dhe pergjigju:
KE PARA PA PAGUAR TEK BUJQIT TE CILEVE JU KE MARRE MALLIN-PRODUKTIN E PUNES SE TYRE APO JO?
SA ARRIN VLERA?
SA MUAJ VONESE KE NE PAGESAT PER TA?
Kete bej te paren;
LERE VIKTIMIZIMIN SE NUK TE SHKON, JE BIZNESMEN I MADH TI!
Po te kujtoj se te mos paguash per mallin qe ble, me keq te ndertosh nje skeme shantazhi e varesie per bujq qe presin te marrin leket e mallit, mundit e djerses se tyre eshte krim penal.
Nderkohe, per cfare shpifa une;
PER FONDIN AFER 100 MILION LEKE NGA QEVERIA?
PER RRUGEN E NDERTUAR NGA FZHSH?
PER LINJAT E ENERGJISE E UJIT, NDERTUAR NGA OSHEE DHE BASHKIA?
PER TVSH QE KE PERFITUAR NE SHIFRA TE FRIKSHME NGA TATIMET?
PER CMIMET NE EKSPORT QE JANE KACAFIU NE RAPORT ME CMIMET QE JU PAGUAN BUJQVE?
Kush nuk eshte e vertete nga keto?
Mos u shih tek pasqyra e BMV SERIA 7, pergjigju ketu!
Nderkohe, ku e gjete kete “zhvatjen” se une se kam kerkund ne postimin tim?
Apo te foli Frojdi brenda teje dhe gjuha shkoi tek dhembi?
Nderkohe akoma, vertete e ke qe “ai (une) nuk kam bere asgje per bujqesine shqiptare”?
Shiko qyq me leke;
Skema e Tvsh e barabarte ne blerje e shitje, eshte amendim ne ligj qe mban firmen time;
Skema e Tvsh zero per imputet bujqesore, eshte amendim ne ligj qe mban firmen time;
Skema e Tvsh zero per makineri e paisje bujqesore, eshte amendim ne ligj qe mban firmen time;
Skema e naftes falas eshte pjese e nje insistimi konstant e te vijueshem deri ne realizim si angazhim edhe i imi;
E gjithe skema e vaditjes se Lushnjes e Divjakes ne degen e Lushnjes, degen e Krutjes, degen e Cukasit, sistemin e Divjakes eshte pune e imja;
Nje hidrovor i ri ne Divjake dhe nje tjeter ne Karavasta qe sapo nisi, jane punet e mia;
Te gjitha te bera nen kete Qeveri qe ti dhe soji yt politik e peshtyn sot!
Cfare quan pune per Bujqesine ti or qyq;
TE TE JAPESH LEKE TY NUK ESHTE PUNE, TE VISH TE HASH E PISH ME TY NUK ESHTE PUNE; e di mire ti kete!
Tani, nese vijon po ta kujtoj edhe nje here pyetjen:
KE PARA PA PAGUAR BUJQVE PER MALLIN QE JU KE BLERE, NE Ç’VLERE DHE NE Ç’AFAT?
Po pres!