• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ergys Mërtiri: Berisha nuk la rrugë tjetër, arrestimi i tij i hap rrugën edhe atij të,,,

by A R
21/12/2023 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin dhe sociologun Ergys Mërtiri, heqja e imunitetit të Berishës ishte i pritshëm, sepse kjo ishte parashikuar që kur ai u shpall non grata nga SHBA. Mërtiri deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se amerikanët nuk do të dilnin te Rama pa mbaruar punë me Berishën dhe Metën.

Biseda në studio:

Ergys Mërtiri: Për mua ishte e pritshme dhe e kam thënë që para dy vitesh dhe e kam parë sjelljen e zotit Berisha për t’u mbrojtur nga kjo ditë. Nga mënyra se si po sillet ai nuk lë rrugë tjetër. Në momentin që u shpall non grata dhe amerikanët ndërkohë bënë SPAK-un, unë besoj se këto kanë patur lidhje me njëra-tjetrën, sepse edhe shpallja non grata u bë, duke u thënë se ka një dosje dhe kjo do të vijë në Shqipëri. Nuk e di nëse ka ardhur, por në frymën që po prodhohet, kjo do të vijë.

E shoqëruar kjo edhe me faktin se z. Berisha gjatë gjithë kësaj kohe ka sulmuar SPAK-un dhe më shumë se Ramën, të bën të kuptosh se ka patur frikë nga SPAK-u.

Ylli Rakipi: Në fakt ne e kemi kërkuar atë dosje, por nuk është. Është një vendim më së shumti politik i SHBA-ve për të goditur një njeri për të cilin thonë se ka minuar demokracinë, pastaj fut edhe këto fjalët korrupsion etj. Se po t’i marrësh për korrupsion, këta duhen marrë të gjithë dhe duhen kyçur në një hapsanë të madhe.

Ergys Mërtiri: Nuk na dalin burgjet. Vetë Gabriel Escobar ka kërkuar një një institucion hetimor të vijë të na e kërkojë dosjen dhe ne ua japim. Pra nuk ka ardhur se nuk e ka kërkuar kush, sepse Berishën e kanë mbrojtur njerëzit që drejtuan SPAK-un. Ndërrimi dhe kalimi te z. Dumani dhe ne kujtojmë luftën që bëri Yuri Kim me z. Rama për të mos lejuar që SPAK-u të kapej prej tij, po i hap rrugë një sërë procesesh që kanë nisur, përfshirë edhe z. Berisha.

Nuk besoj se amerikanët e kanë nisur gjithë këtë konflikt kot dhe e shoh si gjë të mirë. Arrestimi i Berishës, nëse ndodh, do t’i hapë rrugë ndoshta edhe arrestimit të Ramës.

Ylli Rakipi: Pak e vështirë kjo, sepse sistemin e ka marrë në dorë një tjetër.

Ergys Mërtiri: Për mua Berisha ka qenë garancia e Ramës. Amerikanët nuk do të dilnin te Rama pa mbaruar punë me Berishën dhe Metën.

Ylli Rakipi: Ti nuk mendon se SPAK-u, pjesa dërrmuese, ndihmon dhe shpëton Ramën?

Ergys Mërtiri: Rama ka influencat e veta në SPAK, por nuk e ka nën kontroll dhe kjo përbën rrezik për të. Dhe Rama është përpjekur ta mbrojë Berishën për të mos i ardhur radha.

/a.r

Next Post
“Jeni të paaftë”, Haxhiu i drejtohet Salianjit: Jeni arsyeja pse Rama është në pushtet

“Nuk keni fuqi të nxirrni lider”, Baton Haxhiu për PD-në: Cili do të jetë rrugëtimi i të djathtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In