• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ergys Gjioveshaj, skeda kriminale e tij, ishte dënuar me 12 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasje

by Java News
21/04/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergys Gjioveshaj, i vrarë një natë më parë në Vlorë, është një personazh i njohur për Policinë. Gjinoveshaj iu dorëzua Policisë së Vlorës me pranga në duar në qershor të vitit 2011 nga autoritetet austriake. Ishte arrestuar në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010. Në vitin 2000, në moshë të mitur, teksa udhëtonte me një autoveturë tip Mercedes Benz 240 së bashku me mikun e tij Florian Meçe, ishte përfshirë në një konflikt me shtetasin Muharrem A, i cili drejtonte një kamion dhe gjendej nën shoqërinë e Laert Alushit. Ata u përplasën verbalisht përballë shkollës “Qemal Ataturk”.

Rreth një orë më pas, shtetasi Laert Alushi takon Florian Meçen dhe i kërkon sqarime për sharjet që i kishin bërë Muharrem A.

Debati tensionohet.

“Bashkë do ta zgjidhin ndryshe”, i kishte thënë Floriani atij.

Në mbrëmje, së bashku me Ergys Gjioveshajn ata e qëllojnë Laert Alushin.

Fillimisht viktima përleshet me Florian Meçen.

Ndërsa Ergys Gjioveshaj kishte marrë një automatik që e mbanin në makinë dhe i ka drejtuar armën Alushit.

Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “Lëre Lani, lëre, hapu”.

Floriani e ka shtyrë Alushin duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.

Një breshëri automatiku e kap në këmbë dhe në trup, duke e lënë të vdekur në vend.

Florian Meçe u dënua me 22 vjet burg, ndërsa Ergys Gjioveshaj me 12 vjet burg në mungesë, pasi ishte i mitur.

Pas vrasjes kishte mundur të arratisej në Itali dhe më pas në Austri, ku edhe u kap.

Policia dyshon se motivi i vrasjes së djeshme mund të jetë hakmarrja.

Por disa dëshmitarë thanë se mbrëmë në lokalin e natës gjithçka ndodhi pas një konflikti për muzikën, në lokalin e natës ku ai gjendej me disa miq të tij.

Dy persona me armë në dorë hynë në lokal dhe qëlluan në drejtim të tij, duke e lënë të vrarë në vend.

Tre persona të tjerë u plagosën. Autorët nuk janë identifikuar ende. Duke përfituar nga errësira, ata mundën të largohen. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Femrat në Tiranë, 8 Mars i shfrenuar me meshkuj të zhveshur (GALERI)

Moody's vlerëson me B1 Shqipërinë: Borxhi publik ra nën 71 %, pritshmëri pozitive për ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In