• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erë lufte/Donald Trump paralajmëron Iranin

by Java News
20/06/2019 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump dha një paralajmërim për Iranin nëpërmjet mediave sociale, disa orë pasi zyrtarët amerikanë të mbrojtjes konfirmuan se Teherani kishte qëlluar një avion amerikan pa pilot mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare.

“Irani bëri një gabim shumë të madh!” tha presidenti Trump në Twitter të enjten, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen pas sulmeve të dyshuara mbi dy anije çisternë në Ngushticën e Hormuzit javën e kaluar.

Të enjten më herët, Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte qëlluar dhe rrëzuar një dron amerikan të tipit RQ-4 Global Hawk mbi hapësirën ajrore iraniane.

“Kufijtë janë vija jonë e kuqe”, tha komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Salami përpara një grupi njerëzish në qytetin Sanandaj, fjalim që u tranmetua në televizion. “Çdo armik që shkel kufijtë do të asgjësohet”, tha gjenerali

 

Por Komanda Qendrore Amerikane, e cila mbikëqyr veprimtarinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon, hodhi poshtë pretendimin e Iranit.

“Ky ishte një sulm i paprovokuar mbi një pajisje mbikëqyrëse amerikane në hapësirën ajrore ndërkombëtare,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Komandës, kapiteni Bill Urban, duke argumentuar se avioni po vepronte mbi Ngushticën e Hormuzit kur u qëllua nga një raketë tokë-ajër të mërkurën.

Avioni pa pilot, që kushton më shumë se 222 milionë dollarë, mund të mbikëqyrë rreth 100,000 kilometra katrore në ditë, që është pothuajse sa sipërfaqja e Koresë së Jugut ose Islandës. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë dërguar anije detare në ngushticë në një përpjekje për të rimarrë pjesë të mbetura të avionit nga një fushë.

Shqetësimet për një konfrontim potencial mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në rritje, ndërsa zyrtarët amerikanë akuzuan Iranin javën e kaluar se ishte përgjegjës për sulmet në dy anije çistertë në Ngushticën e Hormuzit.

Përveç kësaj, zyrtarët amerikanë kanë thënë se agjencitë e zbulimit gjatë një periudhe gjashtë javore kanë vënë re “një varg kërcënimesh” në Lindjen e Mesme që “lidhen me regjimin iranian”.

Të mërkurën, Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Iranin, Brian Hook, i tha një komisioni të Kongresit se vendimi për të autorizuar 1,000 trupa shtesë për të rritur mbrojtjen në pozicionet amerikane në Irak dhe Siri – duke përfshirë një raketa-hedhëse Patriot dhe avionë shtesë vëzhgimi dhe luftarakë – kishte qenë i efektshëm.

“Ne mendojmë se kjo ka ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të llogaritjeve të gabuara,” tha ai. “Ajo që kemi parë deri tani nuk ka qenë në nivelin që kishim pritur.”

 

Por pas rrëzimit të dronit amerikan, senatori republikan i Karolinës së Jugut Lindsey Graham tha se rreziqet e një konfrontimi të mundshëm po rriten.

 

“Ai beson se ne jemi duke hyrë në një hapësirë të vështirë, dhe se opsionet e tij po mbarojnë, “u tha zoti Graham gazetarëve pas një bisede me Presidentin Trump.

 

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “oreks” për luftë me Iranin.

 

“Është një situatë e rrezikshme, me tensione të larta në rajon. Ne duhet të jemi të fuqishëm dhe strategjik sesi të mbrojmë interesat tona. Nuk mund të jemi të papërgjegjshëm në atë që bëjmë,” tha ligjvënësja më e lartë demokrate përpara se të hynte në një takim informues të zbulimit.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Shtetet e Bashkuara kundër hakmarrjes për incidentin, duke thënë se përdorimi i forcës kundër Iranit “do të ishte një fatkeqësi për rajonin”.

Ushtria amerikane tha se Irani u përpoq për herë të parë të qëllonte një dronë amerikane javën e kaluar.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar qëkur Trump u tërhoq vitin e kaluar nga marrëveshja ndërkombëtare që kufizoi programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Qysh atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një numër sanksionesh kundër Iranit si pjesë e një fushate “presioni maksimal” kundër Iranit që synon ta detyrojë Teheranin të ulet në negociata për të siguruar atë që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë përshkruar si një marrëveshje më gjithëpërfshirëse bërthamore që gjithashtu adreson programin e raketave të Iranit dhe mbështetjen e tij për grupet terroriste.

Zyrtarët amerikanë besojnë se qeveria iraniane po e ndjen presionin nga sanksionet e ripërtërishme. Por, në përgjigje, Irani njoftoi rritjen e prodhimit të uraniumit të pasuruar, ndërsa kërkoi ndihmë nga vendet evropiane për të kompensuar humbjet nga sanksionet amerikane.

Pas sulmeve ndaj anijes norvegjeze dhe japoneze çisternë javën e kaluar, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se rreziku i llogaritjeve të gabuara ishte në rritje.

Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmet ndaj anijeve çisternë.(VOA)

Next Post
Thirrja e djalit të Sokol Olldashit: Të tejkalohen ndasitë, shqiptarët të bashkohen për Shqipërinë

Thirrja e djalit të Sokol Olldashit: Të tejkalohen ndasitë, shqiptarët të bashkohen për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In