• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogani thirrje diplomacisë ndërkombëtare: Ndaloni gjakderdhjen në Ukrainë

by Java News
13/10/2022 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogani bëri thirrje diplomacisë që të ofrohet mundësia “për një paqe të drejtë” që do të ndalte gjakderdhjen në luftën në Ukrainë, pavarësisht shumë pengesave. Ai përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar bisedimet.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndaljen e gjakderdhjes sa më shpejt që të jetë e mundur, duke mbajtur mementumin, pavarësisht pengesave në terren”, tha Erdogan gjatë një samiti rajonal në Kazakistan. Lideri turk i bëri këto komente para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin. “Një paqe e drejtë mund të arrihet përmes diplomacisë”, tha Erdogan para liderëve të mbledhur në Astana në Konferencën për Ndërveprim dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi.

Erdogan dhe Putin do të takohen gjatë 13 tetorit për të diskutuar për luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt. Turqia, anëtare e NATO-s, ka qëndruar neutrale sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë. Ankaraja po ashtu ka mbajtur raporte të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën. Deri më tani, Turqia ka qenë nikoqire e dy takimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit, por takimi i fundit i mbajtur në mars nuk ka prodhuar rezultate.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë adresimit para anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 13 tetor përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë bisedime me Putinin, duke shtuar se diplomacia me liderët që nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, është e pamundur. Më 12 tetor, Zelensky u tha liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) se nuk mund të ketë dialog me liderin rus, i cili sipas tij, beson vetëm në terror “dhe nuk ka të ardhme”.

I pyetur lidhur me qëndrimin e Zelenskyt, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve më 12 tetor se “do t’i thosha atij: kurrë mos thuaj kurrë”. Që nga nisja e luftës, Turqia ka qenë nikoqire edhe e disa negociatave të tjera me Rusinë. Ankaraja ka qenë pjesë e marrëveshjes që u arrit në korrik për eksportet e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan marrëveshjen me Moskën dhe Kievin që synon që nga tri portet ukrainase të eksportohen drithëra në shtetet më të varfra. Portet në Ukrainë ishin bllokuar nga forcat ruse. Turqia po ashtu ka luajtur rol kyç në një prej këmbimeve më të mëdha të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Përmes marrëveshjes së arritur më 21 shtator, u liruan 215 ushtarë ukrainas dhe dhjetëra të burgosur rusë dhe politikanë pro-Moskës.

Next Post
Fjalimi i Edi Ramës në Strasburg/ Vangjeli: Tërmet në det që shkakton cunam, Shqipëria kërkoi dinjitet

Fjalimi i Edi Ramës në Strasburg/ Vangjeli: Tërmet në det që shkakton cunam, Shqipëria kërkoi dinjitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In