• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogani në Kosovë menjëherë pas formimit të Qeverisë

by Java News
16/07/2017 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka shënuar një vjetorin e tentim grusht shtetit në Turqi me 15 korrik të vitit 2016. Fetullah Gylen dhe organizata e tij FETO, vazhdon të akuzohet se qëndron mbrapa këtij organizimi. Një vjetori i këtij tentim puçi, është shënuar edhe në Prishtinë, nga ambasada turke.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, organizatën FETO të Gylenit e ka quajtur organizatë terroriste dhe të rrezikshme, pasi ka të shtrirë aktivitetin e saj në me shumë se 170 vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ajo theksoi se ndikimin e tij, Gyleni e ka rritur me instalimin e organizatave të tij arsimore, bankave, holdingeve duke i regjistruar si organizata jo qeveritare, përfshirë edhe Kosovën.

 

Por, për institucionet e Gylenit në Kosovë, diplomatja turke theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, derisa shpreson që institucionet e reja kosovare do të veprojnë në mënyrë konkrete në këtë drejtim.

Klic ndër të tjerash tha se shpreson se pas themelimit të institucioneve të Kosovës, presidenti Recep Tayyip Erdogan,  do të vizitojë Kosovën.

Ambasadorja turke në Kosovë e quajti aktin terrorist me të tmerrshëm në historinë e Turqisë, tentimin e puçit me 15 korrik të vitit të kaluar.

Një video me skena të dhunshme, vrasjet, plagosjet e sulmet ndaj institucioneve kyçe turke, u shfaq gjatë fjalës së ambasadores Kiliç.

Por, pavarësisht traumës që kanë përjetuar, diplomatja turke tha se 15 korriku është fitorja e demokracisë turke, duke akuzuar drejtpërdrejtë Fetullah Gylenin dhe organizatën e tij FETO për organizimin e tentim grusht shtetit në vitin e kaluar.

Madje, sipas saj, organizata FETO është organizatë terroriste e ndërtuar mbi parimet e dyfytyrësisë, fshehtësisë dhe qepje gojës.

Gjatë fjalës së ambasadores Kiliç, është lëshuar edhe një video e Fetullah Gylenit, për të cilin tha se qysh në moshën 20 vjeçare ka planifikuar ta rrëzojë qeverinë dhe ta ndërtojë qeverinë e tij.

Ajo tha se aktualisht në 23 provinca janë në procedurë e sipër 78 lëndë gjyqësore për kryerjen e kësaj vepre. Kiliç theksoi se prokurorët kanë mbledhur fakte që padyshim tregojnë se Gyleni qëndron prapa këtij tentim puçi, përgatiti Express.

Në rezidencën turke në Kosovë, është hapur edhe ekspozita me fotografitë e natës së 15 korrikut kur u tentua grusht shteti në Turqi. (b.an)

Next Post
Njolla gjigante diellore, sot dhe nesër priten stuhi magnetike

Njolla gjigante diellore, sot dhe nesër priten stuhi magnetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In