Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se pas referendumit të 16 prillit, në të cilin pritet mbështetje e madhe për reformat kushtetuese në Turqi, në axhendën e Parlamentit do të jetë projektvendimi për futjen e dënimit me vdekje.
“Pas referendumit të 16 prillit… në axhendën e parlamentit do të gjendet projektvendimi për dënimin me vdekje”, ka thënë presidenti turk, citohet Atsh.
“Devlet Bahçeli, kryetar i partisë opozitare MHP, thotë se e mbështet këtë. Edhe Binali Yildirim.
Nëse nuk e kam kuptuar gabimisht edhe Kemal Kiliçdaroglu, kryetar i partisë opozitare CHP, ka thënë se do ta mbështesë propozimin. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Erdogan. (b.an)