• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan pritet të përballet me kritika për pritjen udhëheqësve të Hamasit: Turqia është ofruar të ndërmjetësojë krizën në Izrael

by Java News
13/10/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ka ofruar të ndërmjetësojë në krizën e tanishme në Izrael. Por, siç njofton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” nga Stambolli, Dorian Jones, Presidenti turk po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për pritjen që u ka bërë zyrtarëve të lartë të Hamasit, grupit që Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera e kanë shpallur si organizatë terroriste.

Në Stamboll, mijëra njerëz i dënuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës, që synon të shkatërrojnë udhëheqësit e Hamasit, të cilët kontrollojnë Gazën.

Pjesa më e madhe e përkrahësve të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan janë fetarë, kundërshtarë të Izraelit dhe zoti Erdogan në të kaluarën ka qenë në ballë të denoncimeve të shtetit hebraik.

Por disa vëzhgues thonë se presidenti turk kohët e fundit po mban një qasje më të moderuar ndaj Izraelit, përfshirë përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Afrimi me Izraelin është mjaft i rëndësishëm për Presidentin, kjo duket nga reagimet e tij të para që ishin mjaft të buta, duke pasur parasysh si ka reaguar në të kaluarën për çështje të tilla,” vlerëson zoti Soli Ozel pranë Universitetit “Kadir Has”.

Duke u përqëndruar tek zhvillimet pozitive, ambasada e Izraelit në Ankara publikoi një mesazh video përmes të cilit falenderon qytetarët turq që u solidarizuan me izraelitët përmes rrjeteve sociale.

Por takimi i zotit Erdogan me udhëheqësit e lartë të Hamasit në Ankara dhe pohimet e Izraelit se shumë nga udhëheqësit e lartë të organizatës jetojnë në Turqi, sigurisht se do të shqyrtohen nga qeveria izraelite ndërkohë që vlerëson pasojat e sulmit vdekjeprurës.

“Hamasi është i pranishëm në Turqi. Parë nga këndvështrimi i Izraelit, fakti që operativët e Hamasit veprojnë në Turqi është alarmues,” thotë analistja Gallia Kundenstrauss pranë Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Erdogan thotë se ka marrëdhënie të afërta me Hamasin, çka i mundëson atij të ketë rol ndërmjetësues dhe të kundërbalancojë ndikimin e Iranit mbi këtë organizatë.

Një zyrtar turk është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se Ankaraja po punon për të siguruar lirimin e mbi 100 pengjeve izraelite, që po mbahen peng nga Hamasi.

Turqia i ka bërë thirrje Izraelit të përmbahet ndërkohë që ka përkrahur kërkesën e Netanyahut për t’i mbajtur përgjegjës pjesëtarët e Hamasit që kryen sulmin.

“E mbështes Netanyahun në këtë pikë. Duhet t’i kapin dhe t’i dënojnë ata që janë prapa këtij veprimi kriminal në bazë të parimit të sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës për t’u vetmbrojtur. Por përtej kësaj, nëse vrasin fëmijë dhe civilë, atëherë reagimi do të kthehej në spastrim etnik dhe veprime tjera kriminale,” thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Forcat izraelite po përshkallëzojnë sulmet ndaj Gazës dhe duket se po përgatiten për një sulm tokësor, diçka që sipas zotit Ozel mund ta vendosë zotin Erdogan në pozitë të pavolitshme.

“Do të jetë jashtëzakonisht e përgjakshme. Mendoj se izraelitët do të bëhen të pamëshirshëm dhe nuk do t’i dëgjojnë thirrjet për qetësi,” thotë zoti Ozel.

Shumica e partive kryesore opozitare të Turqisë po përkrahin palestinezët dhe po dënojnë Izraelin. Ky fakt, krahas thirrjeve për protesta, po shtojnë trysninë ndaj zotit Erdogan për të ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Izraelit./VOA/m.j

Next Post
Referencat e reja, zeruan rivlerësimin! Agjentët imobiliarë: Nis shtrenjtimi i radhës për apartamentet

Numri i turistëve u rrit me 27%, por importi i cigareve ra me 6%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In