Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar sot se gjatë javës së ardhshme do ta pres në takim në Ankara, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Erdogan bëri të ditur se gjatë takimit me Thaçin do të ketë mundësi të bisedojë për çështjen e Kosovës, ku vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare dhe ato rajonale, shkruan kp. (b.an)