Votuesit turq u shprehën pro unitetit dhe integritetit të Turqisë, deklaroi të dielën presidenti Recep Tayyip Erdogan, në përfundim të zgjedhjeve legjislative që i dhanë maxhorancën absolute partisë islamiko-konservatore.
“Populli ynë shprehu qartë gjatë votimeve të 1 nëntorit se pëlqen shërbimet dhe projektet në vend të polemikave”, theksoi Erdogani në një komunikatë, në reagimin e tij të parë pas rezultatit të zgjedhjeve.
“Votuesit treguan një vullnet të fortë për unitetin dhe integritetin e Turqisë”- tha Erdogan.