Ka ardhur edhe reagimi i presidentit turk Erdogan në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov i cili mbeti i vdekur.
Erdogan Ishte në të njëjtën linjë me Putin teksa e cilësoi ngjarjen një provokim kundër paqes në Siri.
“Ne të dy e dimë se ky provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”, tha Erdogan.
“Dihet se kjo vrasje tashmë kërkon që të prishë procesin e paqes në Siri, të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë”, tha Erdogan duke qenë në të njëjtën linjë me Putinin./a.m.