Turqia nuk do të lejojë kurrë milicët kurdë, që ajo i konsideron si terroristë, të krijojnë një shtet kurd në veri të Sirisë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një të ashtuquajturi Shtet nga PYD, YPG në veri të Sirisë”, konfirmoi Erdogan në Ankara.
Turqia e konsideron Partinë e Unionit Demokratik kurd (PYD) dhe degën e saj të armatosur, Njësitë për Mbrojtjen e Popullit kurd (YPG), si një aureolë në Siri e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit turk (PKK), klasifikuar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.
PYD-ja shpalli në vitin 2016 një administrim gjysmë-autonom në veri të Sirisë.
SHBA-ja është aleate e YPG në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik dhe i furnizon me armë, në dëm të Turqisë, që i trembet krijimit të një zone kontrolli nga kurdët në kuufirin e saj./b.d