• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan i bindur për fitore, por pranon mundësinë e balotazhit

by A R
15/05/2023 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka udhëhequr vendin për 20 vjet, po përballet me një rezultat të ngushtë nga votimet në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Votat po vazhdojnë të numërohen dhe bëhet e ditur se mund të ketë një balotazh vendimtar midis Erdoganit dhe kundërshtarit të tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu.

Rezultatet përfundimtare që dalin pas numërimit të votave, qofshin ato brenda disa ditësh apo pasi rundi i dytë i votimit të zhvillohet brenda dy javësh, do të përcaktojnë nëse shteti i Turqisë, aleat i NATO-s, mbetet nën kontrollin e Erdoganit ose rifillon një rrugëtim më demokratik, të premtuar nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu.

Duke folur para mbështetësve në Ankara, Erdogan, 69-vjeçar, tha se ai ende mund të fitonte, porse do të respektonte vendimin e qytetarëve nëse gara shkon drejt një balotazhi pas dy javësh.

“Ne ende nuk e dimë nëse zgjedhjet përfunduan në rundin e parë…Nëse kombi ynë ka zgjedhur për një rund të dytë, kjo është gjithashtu e mirëpritur”, tha Erdogan mëngjesin e së hënës, duke vënë në dukje se është duke vazhduar numërimi edhe i votave të qytetarëve turq që jetojnë jashtë vendit.

Ai mblodhi 60 për qind të votave të diasporës në vitin 2018.

Zgjedhjet e këtij viti në Turqi u përqendruan kryesisht në çështjet e brendshme si ekonomia, të drejtat civile dhe tërmeti i muajit shkurt që la të vdekur më shumë se 50.000 njerëz.

Me numërimin jozyrtar gati të përfunduar, mbështetja e votuesve për presidentin aktual kishte rënë nën shumicën e kërkuar që ai të fitonte. Erdogan deri tani ka marrë 49.3 për qind të votave, ndërsa Kilicdaroglu, 45 për qind, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

“Ne do të fitojmë absolutisht rundin e dytë… dhe do të sjellim demokracinë”, tha Kilicdaroglu, 74 vjeç, kandidat i një aleance prej gjashtë partish, duke argumentuar se Erdogani kishte humbur besimin e një kombi që tani kërkon ndryshim.

Autoriteti zgjedhor i Turqisë, Bordi i Lartë Zgjedhor, tha se do t’i bënte publike rezultatet sapo të përfundonte numërimi.

Sipas bordit, pritet numërimi i shumicës së fletëve të votimit nga 3.4 milionë votues me të drejtë vote jashtë shtetit dhe balotazhi i zgjedhjeve të 28 majit nuk është i garantuar.

/a.r

Next Post
“Demokracia fitoi”, Fredi Beleri reagon nga qelia: Do të bëhemi akoma më të fortë!

"Demokracia fitoi", Fredi Beleri reagon nga qelia: Do të bëhemi akoma më të fortë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In