Presidenti turk islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi sot se ekzekutimi nga ana e Riadit të një lideri shiit kritik i qeverisë saudite që ka shkaktuar një krizë të rëndë me Iranin është çështje e brendshme e Arabisë Saudite.
“Ekzekutimet janë një çështje e brendshme e Arabisë Saudit”, deklaroi Erdogani përpara të zgjedhurve lokal në Ankara, në kontradiktë me zëdhënësin e qeverisë turke, Numan Kurtulmus, që e kishte kritikuar të hënën këtë vendim.