• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan do të zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve lokale!

by Java News
02/03/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po akuzohet se po sillet si “diktator” pas kërcënimit për të hequr kryebashkiakët pro-kurdë që zgjidhen në votimet lokale të këtij muaji. Paralajmërimi i Erdoganit vjen ndërsa partia e tij AK përballet me humbje të thella në gjithë vendin.

Zoti Erdogan, duke folur para përkrahësve të tij, bëri një paralajmërim të fortë për votuesit e juglindjes me shumicë kurde në Turqi, duke thënë që nëse votojnë për kandidatët që simpatizojnë grupin separatist kurd PKK, ata që zgjidhen do të hiqen nga detyra.

“Nëse mundësitë që jep shteti, ia kaloni Kandilit (vendi ku kanë bazën udhëheqësit e PKK-së në Irakun Verior fqinj), ne do të emërojmë menjëherë dhe pa pritur aspak, të besuarit tanë”, u tha zoti Erdogan përkrahësve të tij që brohorisnin.

Paralajmërimi ka në shënjestër partinë e dytë më të madhe të opozitës në Turqi, HDP-në pro-kurde, të cilën Ankaraja e akuzon se është krahu politik i PKK-së, një akuzë që vetë forca politike e mohon, shkruan VOA. Udhëheqja e HDP-së po u bën thirrje votuesve që të rimarrin kontrollin e qyteteve, që janë në duart e Ankarasë.

Partia pro-kurde hedh poshtë akuzat për terrorizëm kundër kandidatëve të saj. “Nëse heqin një nga kandidatët tanë të suksesshëm, nuk është se kryebashkiakët tanë që zgjidhen janë terrorisët, por se Erdogan është diktator”, tha kreu honorifk i HDP-së, Ertugrul Kurkcu.

Ai vuri në dukje se Bordi i Lartë i Zgjedhjeve i ka verifikuar kandidatët e HDP-së dhe se çdo pretendim për shkelje nga kandidatët e saj, duhet të jenë objekt i sistemit të drejtësisë, jo presidentin. Paralajmërimi i Erdoganit po interpretohet si përpjekje për frikësim të votuesve. BW

 

Next Post
38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër

38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In