Ishte gëzim i madh për prindërit, kur Elio erdhi në jetë pas 12 vitesh pritje. Por bashkë me gëzimin e madh, Elio solli edhe një shqetësim të madh për prindërit, pasi kishte lindur me një problem të rrallë në zemër.
Problemi i Elios, ishte shumë i rrallë, dhe kurohej vetëm në pak spitale të Europës. Me ndërhyrje të Kryeministrit Edi Rama, Elio i vogël u dërgua në Itali për trajtim më të specializuar dhe pas 3 ndërhyrjeve të vështira, vogëlushi u shërua dhe u kthye në shtëpi, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek prindërit dhe të afërmit.
Rastin e ka publikuar kryeministri Edi Rama, përmes një video të shpërndarë në Facebook.