• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdhi koha e Albin Kurtit, por po shmangu një “kleçkë”

by Ben Andoni
06/08/2019 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shpërndarja e parlamentit kosovar në fund të muajit gusht i hap udhë zgjedhjeve të parakohshme. Si zakonisht, Shqipëria është indiferente, por jo aq Kosova, pasi për të është përpara një e ardhme ku kërkohen të zgjidhen një sërë çështjesh të rëndësishme të së ardhmes: mes tyre përmirësimi i gjendjes së rëndë ekonomike, liberalizimi i vizave, shmangja e “të fortëve” të Luftës dhe dialogu me taksën e serbëve…

Për fat të keq, në Kosovë janë provuar të gjitha partitë dhe individët përveç një figure që ka inspiruar si pakkush, ka shkaktuar shumë konflikte dhe paqartësi. Albin Kurti ka kohë që është qetësuar, maturuar dhe duket se e ndjen me erë pushtetin, të cilit ia ka bërë deri më tani të gjithë kujdesin e duhur. Problem mbetet nëse ky imazh i ri dhe modern, por edhe paqësor është dukja dhe parapërgatitja e tij e vërtetë. Ka një paqartësi dhe Albinit në këtë moment i duhet të qartësojë shumë gjëra, mes të parave është qëndrimi ndaj aleatëve të Kosovës: SHBA dhe strukturave të BE-së. Dhe, “kleçka” që mund t’i kthehet në barrikadë është perceptimi i tij i ardhshëm për simbolikën protokollare të Kosovës. Një njeri që nuk njeh flamurin shtetëror dhe nuk ngrihet për himnin, megjithë kostumin e ri që ka veshur nuk mund të jetë asesi i pranueshëm si kryeministër i vendit. Kosova dhe me kaq është e mbathur me kriza dhe paqartësi. Mbi të gjitha me gjuhën dhe premtimet e bijve që “bënë luftën” dhe që tashmë janë shndërruar në pasunarë të frikshëm.

Gjithsesi, Albini ka një përparësi që pak nga liderët e Kosovës e kanë. Ai është i qartë në artikulimet e veta, parashikon mirë dhe rreth vetes ka ditur të thithë dhe të gjenerojë ide dhe shpresë te individë që njohin realisht shtetin. Janë pikërisht këta që mund t’i shërbejnë tani për t’i rregulluar imazhin e radikalit të majtë, por edhe njeriut që nuk pëlqen këtë status të Kosovës. Tek e fundit, Kosova ka nevojë për mirëqenie dhe pastaj i nevojiten patetizmat patriotike apo shqetësimet se kush do iki apo jo në Hagë?! Dhe, këta teknicienë që ka mbledhur ai mund ta bëjnë.

Albin Kurti ka mundësinë më të madhe që të provohet në zgjedhjet e reja, pasi është i vetmi që nuk është votuar, por edhe të vetëdijësohet se duhet të kalojë disa cene për hir të “qëllimit të tij final”-Bashkimit: Kosova duhet të jetojë mirë dhe e qetë dhe pastaj të mendojë për çështjet e tjera.

Ndërkohë, Vetëvendosjes i duhet të zgjidhë problemet dhe me aleatët që do të shkojë në zgjedhje. E vetme do e ketë të vështirë t’u mbijetojë makinave të sprovuara të zgjedhjeve, por nga ana tjetër duhet të ndajë dhe përballjen e saj me pushtetin: LDK, me të cilin po negocion është e sprovuar për të drejtuar por edhe për t’ia dalë, qoftë në kurriz të kujtdo.

Vetëvendosjes i ka ardhur koha ta promovojë si kryeministër Albin Kurtin, ashtu si kosovarëve momenti ta provojnë, por këtij të fundit duhet t’i bëhet e qartë se duhet të lerë mënjanë kleçkën, që mund ta rrëzojë sa pa u ngritur ende. Respekti për shtetin e vet, qoftë edhe me protokollin e tanishëm të simboleve duhet të jetë detyrë, paçka idealeve dhe ëndrrave. (Javanews)

Next Post
Humbën mes pyjesh në Borsh, Policia ndihmon 6 turistë gjermanë

Humbën mes pyjesh në Borsh, Policia ndihmon 6 turistë gjermanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In