Qytetarët që ishin në aeroportin e Rinasit në momentin kur ndodhi grabitja spektakolare e parave, janë tmerruar pasi e kanë kuptuar alarmin e policisë si një sulm terrorist, duke u ndikuar edhe nga fakti se ngjarja ndodhi një ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.
Lajmi është bërë i ditur nga një dëshmitare në aeroportin e Rinasit, e cila i ka rrëfyer gazetares Anila Hoxha se njerëzit bërtisnin të tmerruar, “erdhi ISIS, erdhi ISIS”.
“U trembëm. Njerëzit bërtisnin ISIS ..ISIS… më vonë morëm vesh që ishte grabitje”. Kështu më tha E.S. , dëshmitare në Rinas…”, shkruan gazetarja Anila Hoxha në një status në Facebook.
BW/d.i.