Kriza e lirës dhe përplasja mes Turqisë dhe SHBA është këto ditë një nga temat e preferuara të medias greke.
Përgjithësisht ato po sillen ngjashëm me mediat turke gjatë krizës ekonomike greke.
Disa nga titujt dhe qëndrimet shprehin një lloj ekzaltimi dhe ndjesie revanshi.
Në këtë foto, titulli kryesor i kësaj gazete greke është: “Erdhi fundi i Turqisë”.
Greqia dhe Turqia prej dekadash janë në konflikt të ashpër me njëra-tjetrën dhe pavarësisht vizitës së Erdogan në Athinë, gjakrat mes tyre nuk janë ulur.
a.ç