Një zjarr masiv ka rënë sot në fshatin Zenelas të Gramshit.
Zjarri nisi të përhapej me shpejtësi rreth mesditës, ndërsa mësohet se rreth 1 hektarë sipërfaqe me shkurre është shkrumbuar nga flakët.
Ndërhyrja zjarrfikëseve në kohë ka shpëtuar banesat në afërsi të vendit që po digjej.
Zjarri mori përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era. Forcat zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
/b.d