• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epshi për pushtet ka zgjidhur gjuhën pa kapistër të përndjeksit

by Bajram Peçi
10/04/2025 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Koha e nxjerr gjithçka në dukje. Mund të përpiqesh të fshihesh pas premtimeve boshe, shpifjeve për kundërshtarin ditë pas dite, gënjeshtrave kohë pas kohe përmes shifrave që si njeh, që koha t’i ngatrron ose më keq akoma, të bën t’i harrosh. Por vjen dita dhe koha që premton, ashtu si 20 vjet më parë, se do t’u falësh kamatvonesat e mallit (korent, ujë) që i janë marrë shtetit dhe nuk ja keni paguar. Janë mjaft për të kuptuar se ti Sali Berisha ke qenë dhe mbetesh po ai, njeriu antishtet, rrumpalla që mbajmë mend!

Këtij njeriu, mbetur tërë kohën nën ndikimin e etjes për pushtet, nuk ju deshën në vitet ’90 më shumë se 5 vjet që shtetin, ku pati gjithë pushtetet, ta rrëzonte. Ai qe në gjëndje ta kthente shtetin që ju besua për administrim në një grumbull mbeturinash. Deti i kaosit ku e zhyti Shqipërinë është gdhëndur në kujtesën e popullit si “Viti i mbrapshtë”, në rrobat e zeza të nënave që humbën bijtë, në rrënimin e ushtrisë dhe policisë dhe lënjen e njeriut në mëshirë të kaosit e bandave.

Në kohën kur taksat dhe detyrimet nuk paguhen, rregulli shoqëror s’është veçse një fjalë e kotë, shteti ka rënë. Pikërisht këtë u premton Berisha elektoratit që i mendon të tijët, sepse sa u përket të tjerëve, ata që paguajnë rregullisht, që e ndëshkojnë rregullisht me qendrimin në opozitë, e njohin kush është! Kujtesa e rënjes së shtetit në greminë, kur ai dhe pasuesit klanorë të bajraktarit i vunë shqiptarit shkelmin në fyt, është ende e freskët. Ndjellësi i fatkeqësisë e fali atëbotë veten dhe tjerë të zhytur në krim me një akt parlamentar, por populli nuk ja harron krimin. Ndaj-ti o lexues-në qoftë se i ke harruar, ke detyrimin t’i kujtosh në 11 maj?

Vullneti për pushtet, përmes së cilës dëshiron që vetvetes t’i heqi njollat, i braktisur si i padëshiruar nga gjithë aktorët e demokracive europiane, nxitet të paktën të gjejë diku një mbrojtës, qoftë kjo dhe Greqia. Përdor për këtë dhe për turpin e tij ëndërrimtarët e Vorio-Epirit, antishqiptarin Beleri, i njohur si një nga pjestarët e komandos së armatosur terroriste, që sulmuan e vranë, plot 31 vjet më parë, dy ushtarakët shqiptarë. Ata, ndodhi që u arrestuan nga policia greke e më pas e dinë ata si e pse i liruan, por Beleri u identifikua si pjesëmarrës aktiv? Mbetur nën akuzë, i njohur si terrorist dhe fyes i simboleve shqiptare, i dënuar dy herë nga gjykatat tona si antishqiptar e për fyerje të ndjenjave kombëtare si dhe i kapur në krimin penal-zgjedhor si blerës votash, tani është palë me Sali Berishën. Është zgjedhje e tij turpëruese për t’i dhënë një dorë për kapjen e pushtetit.

Zgjedhja e Belerit nga Berisha është një arrogancë e mirëmenduar, përmes së cilës ai don të fyejë kujtesën kolektive. Për shqiptarët, jo eurodeputet të jetë (zgjedhje politike kjo e Greqisë), por dhe kryeministër i Greqisë të bëhet, mbetet një person që punon kundër shqiptarëve!? Pret të bëhet një luftë mes Greqisë dhe Shqipërisë për të na treguar se kë do ndjeki ai dhe “zulma” e dobiçëve grekë që e shoqëron? Me këtë ëndrrën e luftës, së bashku me Saliun krijojnë groteskun mjeran të kësaj aleance ngritur mbi llumin dhe baltovinën e kënetës. Sa e lumtur është jeta e një njeriu pa atdhe? Pa atdhe, çfarë je ti që kërkon ndihmë e mëshirë nga dikush të cilit i ulesh pa turp deri në pluhur?!

Zgjedhjen e Belerit bufi i kënetës e ka bërë pavarësisht faturës që merr, atë të përqeshjes dhe përçmimimit që rrjedh nga impotenca personale e statusit politik. E ka zgjedhur sepse e di që e ka të humbur përballjen me Partinë Socialiste, me vetë Edi Ramën, ndaj dhe përgatitet të ndërtojë akuzën e vjedhjes së votave. Shpreson se mbase Greqia beleriste e ndihmon dhe e mbështet këtë tezë që po përgatitet? Për këtë i është dashur të rimarrë mirë në dorë zanatin nga më të parat e të pëlqyerat e tij: pështyrjen, brutalitetin, përndjekjen me gjuhën e fyerjeve dhe shpifjeve.

Pjesëmarrja aktive në politikë, si rregull udhëhiqet nga ndjenja e përgjegjësisë për atdheun. Kjo i përfshin shumicën, por jo Berishën! Atij nuk i duhet pak dinjitet kombëtar në strofullën klanore, atij i duhet armatimi baltë, pak më shumë armatim-baltë për të spërkatur çdo njeri të kundërshtarit politik. Një kamjon të armatosur plot me topa balte sapo e shkarkoi Beleri te televizioni i familjes.

Si një dru i brejtur nga krimbat, shtiret mëse i lumtur para atyre që i mblidhen rrotull, por dhe para atyre 6 të huajve në Strasburg. U fole me gjuhën e lirisë, hiqesh si mbrojtës i saj, sikur të mos e dinim se pas etjes tënde për pushtet rendin fundërrina politike, gjirizi “atdhetar”, balta e llumi i kënetës ku ke ngritur folenë prej vitesh! I drejtohesh turmës dhe u flet sikur të jesh ndërgjegja e të varfërve dhe pensionistëve, por ajo që dihet mirë është se klani fisnor të ka besuar nënshtrimin e grupit politik me emrin Demokratike, që është burimi i të gjitha të këqijave të një opozite.

O njerëz, paguani drita dhe ujë, mos u mashtroni nga bufi i kënetës! Më 11 Maj vjen vdekja politike që është fundi i gjithçkaje.

 

Next Post
“I lumtur ta quaj Kushnerin, mik”, Rama: Trump, një e mirë për të gjithë. Mundësi për BE që të rizbulojë fuqinë e saj

"I lumtur ta quaj Kushnerin, mik", Rama: Trump, një e mirë për të gjithë. Mundësi për BE që të rizbulojë fuqinë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In