• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epshet e Jetimores

by Enkel Demi
20/05/2016 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Ajo çka po mësohet nga Jetimorja e Shkodrës është e përshtatshme për skenarët e serialit Criminal Minds. Po raportohet që vajza të vogla janë dhunuar seksualisht, djem që janë goditur me shkop në plagë, pasi janë rrethprerë. Fëmijët kanë në trup shenja djegie, ndërsa të gjithë kanë drojë se mbi ta janë shuar bishtat e cigareve. Raportimet janë ngjethëse, kurse Prokuroria urdhëroi që të bëhet kontrolli shëndetësor tek të tërë fëmijët. Duket sikur të miturit kanë qenë në një kamp përqendrimi të maniakëve të dhunës dhe epsheve të sëmura të pedofilisë.

Historia e Shkodrës ka gjasa mos të jetë e vetmja. Hije dyshimi ka për shtëpitë e tjera në qytete të ndryshme, spitale psikiatrike apo qendra ku mblidhen të pamundurit.

E gjitha kjo vjen pse qënia njerëzore respektohet pak në këtë vend, ose më mirë aspak. Fëmijët e mbledhur në një shtëpi si ajo Shkodrës janë burim i tragjedive të mëdha sociale. Jo në të tëra rastet u kanë vdekur prindërit e t’i kenë lënë bonjakë. Ka nga ata që janë braktisur nga baba e nëna prej pamundësisë ekonomike, historive të trafikut njerëzor, drogës, krimit e kështu me rradhë. Pra, në një farë mënyre janë djem dhe vajza që vijnë me një barrë pasigurie, ankthi, tronditjesh, dëshpërimi, skamje, e cila nuk ka si mos të ndikojë në personalitetin e tyre. Pra, me një fjalë janë qënie të dobëta, të cilat luftën e mbijetesës e kanë nisur qysh në shpërgëj.

Pikërisht, këtu nis mungesa e respektit ndaj qënies, sepse këta fëmijë a të rinj konsiderohen njerëz të dorës së dytë, të cilët fati i ka dënuar në gjirizin e shoqërisë, janë njerëz të pavlerë, të cilët nuk dihet pse kanë lindur, rob koti. Sak tek ky robi koti mund të shkrehet si pa të keq dhuna, epshi, devijimi, perversioni. Këta fëmijë mund t’i trajtosh si qentë e rrugëve, të cilët po ta sollën në majë të hundës i rras një shkelm bythëve. Njësoj janë, veç fëmijët nuk kanë atë pullën e verdhë në vesh që ta ngjit Bashkia.

Kjo ngjarje është një rast i mirë për t’i bërë një kontroll me themel të gjithë instituteve, të cilat mund të kenë qenë shënjestër e dhunës dhe abuzimit. Më pas duhet një strategji si duhen administruar këto qendra, le ta quajmë reformë, meqë këtë fjalë e kemi për zemër.

Nëse një shoqëri nuk gjen forcë të ketë respekt për fundorin, atë të qoshit, kemi të bëjmë me një krizë të thellë morale, e cila çon në degjenerimin e saj, zbehjen deri në vdekjen e plotë.

Next Post

Bie legjenda, ai nuk quhet Nard Ndoka, ja si e ka emrin e vërtetë...

Comments 1

  1. Qytetar i BE says:
    10 years ago

    duhet te kete me shume artikuj si ky. bravo Kel.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In