• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epopeja e “Koalicionit Kombëtar”

by Ilir Yzeiri
24/04/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Vendimi i koalicionit të opozitës së bashkuar për të refuzuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit është në vijim të qëndrimeve që ka mbajtur deri tani opozita e frymëzuar nga retorika e Berishës dhe e drejtuar nga karizma e ngjyrosur me tingujt e himnit kombëtar të Lulëzim Bashës. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Opozita vijon me këmbëngulje akionin e saj e bindur se kështu do të arrijë suksesin e kërkuar prej kohësh.

Mirëpo, pikërisht atëhere kur opozita e bashkuar i shtoi këtij veprimi edhe aksionet revolucionare për të bllokuar rrugët, për t’u përplasur me shtetin dhe për të përsëritur jo vitin 1997, por një gjasme vit të tillë, siç tha një nga opozitarët e dëshpëruar, mua m’u kujtua poema e famshme e Shevqet Musarajt « Epopeja e Ballit Kombëtar ». Kjo poemë dhe komedia « Prefekti » e Besim Levonjës janë dy nga kryeveprat letrare të satirës shqiptare që vënë në lojë sjellje, qëndrime dhe karaktere të cilat vizatohen me nota humori e satire për shkak se paraqiten të vjetëruara dhe duken si bartëse të një kohe që jo vetëm që nuk të dëmton, por, përkundrazi të bën për të qeshur. Në këtë rast kam parasysh artin e këtyre dy veprave dhe nuk kam ndërmend të bie në pozitat e sociologjizmit vulgar që e barazon heroin e veprës me heroin real.

Komedia e karaktereve dhe e sjelljeve që u dallua sidomos në Francën e Molierit u bë një shkollë e vërtetë për artin e satirës që do të vinte më vonë. Ajo shfrytëzonte një princip thelbësor të historisë e cila i paraqet heronjtë e saj njëherë në formë tragjike, pastaj në formë dramatike dhe pastaj në fomë komike. Zhvendosja në kohë e veprimit historik apo rimarrja e tij në një kohë të papërshtatshme, të bën komik dhe, në vend të seriozitetit të betejës, të shkakton të qeshurat e spektaklit.

Në fakt po të lexosh sot poemën e Shevqet Musarajt « Epopeja e Ballit Kombëtar » dhe ta vësh atë përballë deklaratave të opozitës së bashkuar apo « Opozitës Kombëtare » do të vëresh një ngjashmëri që të befason me karakterin spektakolar të përsëritjes. Si atëhere koalicioni nacionalist edhe tani opozita e bashkuar të dyja janë kundër koalicionit antifashist – SHBA dhe Bashkimi Europian. Siç dihet, këto të dyja i bëjnë thirrje opozitës që të braktisë dhunën dhe të kthehet në Parlament. Mirëpo opozita, ashtu si forcat nacionaliste në kohën e luftës, tjerr teori konspiracioni dhe i mbush mendjen vetes dhe militantëve se ajo ka lidhje sekrete me aleatët antifashistë. Por, deklarata më e bukur që të shkrin gazit si atëhere dhe tani është se opozita e bashkuar betohet se po lufton për Shqipërinë që të çlirojë shqiptarët nga zgjedha e Edi Ramës. Ja si shkruante Musaraj :

Na zjen në dejë

Gjak shqipëtari

S’durojmë kurrë

Zgjedhë barbari !

Do bëjmë luftë

De more de

Si lum ti popull

Mezi na ke !

Në ligjërimin e Bashës, por edhe të të tjerëve, populli është heroi kryesor dhe opozita e bashkuar e shpall veten si përfaqësuese e tij. Ndaj edhe vargjet e mësipërme i shkojnë  shumë si forcave nacionaliste dje ashtu dhe koalicionit opozitar sot. Poema ka detaje të mrekullueshme nga jeta vanitoze e atyre që, në përgjithësi, e refuzuan ndeshjen me armiqtë pushtues dje të bindur se aleanca me koalicionin antifashist do të ishte jo produktive për atdheun. Shevqet Musaraj i ka vizatuar me tepri karakteret vanitoze të kohës, të cilët, pa hequr dorë nga jeta mondane kërkonin që të bëheshin edhe pjesë e fitores në fund të luftës. Kjo paralele mes luftës që po bën opozita e bashkuar sot për të « vendosur demokracinë në Shqipëri » dhe për të shkulur qeverinë e krimit ngjet pak me një aventurë të vonuar e pa kuptim, sepse një luftë e tillë jo vetëm që nuk ekziston, por që të ndodhë një përplasje e tillë, pra një luftë, duhet që dikursh të marrë armët. Mirëpo edhe këtu poema e Musarajt është e shkëlqyer sepse i parodizon tiparet e kundërshtarit politik sipas ceneve të karaktereve. Rakia, të ngrënët e të pirët, jeta vanitoze me të cilat Musaraj vizaton shtresat që ai përqesh dhe tall në poemën e tij, janë pak a shumë si tipat që popullojnë opozitën e bashkuar. Disa prej tyre ka gati 30 vjet që nuk bëjnë asnjë punë, po jetojnë ose si pensionistë Parlamenti ose si kryetarë partish që nuk ekzistojnë. Thirrja e tyre për luftë tani në fund të kujton një strofë tjetër të poemës së famshme.

Pa nis dollia

Theren kurbanët

Varda rakia

Poshtë italianët !

Poema e Shevqet Musarajt është një kryevepër që satirizon veprimin e vonuar politik dhe karakteret që jetojnë me fantazinë e një kohe të perënduar. Të deklarosh që në Shqipëri do të nisë lufta civile pse duan Luli, Dashoja, Mehdiu, Dulja apo djali i Çamërisë, Shpëtimi është për të qeshur e për të qarë. Për fat, shqiptarët janë njerëz të kënduar dhe kur duan të kuptojnë më mirë atë që po ndodh i kthejnë sytë nga tradita. Dhe, për fat të keq, në historinë e tyre shqiptarët kanë shumë tragjedi, por kanë edhe komedi po aq shumë.

Next Post
Agjencia britanike e përgjimit: Akuzat e Trump, qesharake!

Agjencia britanike e përgjimit: Akuzat e Trump, qesharake!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur. Njëri, zyrtari i lartë bashkie…

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur. Njëri, zyrtari i lartë bashkie…

December 25, 2025
U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

December 25, 2025
Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

December 25, 2025
VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

December 25, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Drita

December 25, 2025
VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com